Biden fton Shqipërinë, Kosovën, RMV e Serbinë në Samitin e Demokracisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa bënte fushatë për presidencën e SHBA-së, Joe Biden e ktheu mbrojtjen dhe promovimin e demokracisë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, një pjesë qendrore të agjendës së tij qeverisëse.

Një premtim i fushatës ishte mbajtja e një samiti për demokracinë, i cili pritet të zhvillohet më 9 dhe 10 dhjetor dhe ku zyrtarisht janë ftuar 110 shtete.

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi listën e vendeve të ftuara ku janë pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut e pas shumë diskutimesh edhe Kosova dhe Serbia. Jashtë lihet Bosnje dhe Hercegovina.

Në mesin e të ftuarve janë aleatët perëndimorë, por në listë nuk janë Kina dhe Rusia. I ftuar është edhe Tajvani, i cili është kthyer herë pas here në pikë përplasje mes Uashingtonit dhe Pekinit që e cilëson Tajvanin provincë të tij. Hungaria po ashtu nuk është  ftuar. Kryeministri  Viktor Orban cilësohet një mini-Putin.

Në Samit do të mblidhen liderë qeveritarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe anëtarë të sektorit privat.

Samiti për Demokraci do të ketë tri tema kryesore: ‘Mbrojtjen kundër autoritarizmit’, ‘Adresimin dhe luftimin e korrupsionit’ dhe ‘Avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut’.

Ekspertë të ndryshëm shprehen se ky samit duhet të jetë një ndihmë për zhvillimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke mos mbetet thjesht një foto.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Dimër më i shkurtër dhe verë më e gjatë, çfarë po ndodh me stinët e vitit?

Dimri sapo ka mbërritur – të paktën 6 javë me vonesë – dhe si çdo vit në këto periudhë, edhe këtë radhë ngrihet sërish...

Probleme me motin në disa qarqe, Çako: Situata drejt normalizimit

Haki Çako drejtor i Emergjencave Civile tha se situata është normalizuar, ndryshe nga dita e hënë ku në të gjithë vendin pati problematika si...

Incidentet e deputetit të heshtur Bujar Çela në Kuvend

Prej dy ditësh vijon debati për deputetin Bujar Çela i cili uroi pavarësinë me fotografinë e Enver Hoxhës. Por kush është socialisti që ka marrë mandatin e deputetit në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER