Dënohet me vdekje një person që kontrabandoi ‘Squid Game’ në Korenë e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koreja e Veriut ka dënuar me vdekje një qytetar, që ka importuar në mënyrë ilegale kopje të serialit të famshëm “Squid Game”, ndërsa ka dënuar me 5 vite punë të rëndë 6 të tjerë.

Personi besohet se i ka shpërndarë USB me kopje të serive një studenti, të cilat më pas janë shpërndarë në një grup shoqëror.

Transmetimi i këtyre kopjeve u kap nga një task forcë qeveritare e specializuar në këtë fushë dhe që ndalon prodhime nga shoqëri kapitaliste, mes tyre edhe Koreja e Jugut.

Krijuar nga Hwang Dong-hyuk, “Squid Game” është një serial koreano-jugor që ndjek një grup garuesish të varfër, që pranojnë të marrin pjesë në një lojë misterioze mbijetese.

Fituesi i lojës merr një çmim të madh prej afro 40 milionë dollarë.

Loja përfshin qindra garues që luajnë lojëra tradicionale për fëmijë, me kthesa vdekjeprurëse.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

OBSH: Nuk e dimë ende nëse Omicron është më shumë i transmetueshëm

Një numër më i madh shtetesh në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të të infektuarve me variantin e ri të covid-19...

Dhuna ndaj grave, protestuesit në Belgjikë kërkojnë më shumë angazhim të policisë

Mijëra protestues në kryeqytetin belg dolën në rrugë të dielën për të demonstruar kundër dhunës ndaj grave. Afërsisht 8 mijë persona iu bashkuan protestave në...

Mësuesja finlandeze u jep mësim online fëmijëve në kampin ‘Al-Hol’

Ilona Taimela është personazhi kryesor i një historie që deri më tani është mbajtur sekret. Kjo mësuese nga Finlanda u ofron kurse mësimi në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER