NASA teston sistemin e parë mbrojtës ndaj asteroideve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

NASA lëshoi të martën një anije kozmike e cila do të përplaset me një asteroid në vjeshtë të vitit të ardhshëm, në misionin e pare testues të mbrojtjes planetare

Një raketë e kompanisë SpaceX u lëshua nga Kalifornia mbrëmjen e së martës në kuadër të një misioni të NASA-s për të testuar sistemin e parë mbrojtës planetar, i projektuar për të devijuar një asteroid nga përplasja me Tokën.

Misioni i quajtur DART do të testojë aftësinë e NASA-s për të ndryshuar trajektoren e një asteroidi me forcë kinetike, duke përplasur një sondë në të me shpejtësi të lartë dhe duke shtyrë gurin hapësinor aq sa për të shmangur përplasjen me Tokën.

Shkencëtarët zgjodhën asteroidin e dyfishtë “Didymos” si objektiv të këtij misioni. Asteroidi në orbitën e tij, “Dimorphos” ka një diametër prej rreth 160 metrash. Asteroidi që çoi në zhdukjen e dinosaurëve kishte një diametër prej rreth 10 kilometrash.

Kur sonda DART të mbërrijë atje në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit të vitit të ardhshëm, ajo do të përdorë programin autonom të navigimit për t’u përplasur qëllimisht në asterodin “Dimorphos” me një shpejtësi prej afërsisht 6.6 kilometrash në sekondë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Vetëm 33% e popullsisë në Shqipëri kanë marrë dy dozat anti-COVID

Shqipëria mbetet ende pas me përqindjen e popullsisë së vaksinuar me dy doza, krahasuar kjo me shtetet fqinje. Deri më tani në vend është vaksinuar...

Dimri vjen me reshje të dendura shiu dhe dëbore

Reshjet e dendura të shiut dhe flokët e parë të dëborës kanë shkaktuar problematika në disa qarqe të Shqipërisë. Durrësi, Tirana, Dibra, Shkodra dhe Elbasani...

140% fitim, kompania Lego u jep ditë pushimi dhe bonus punonjësve

Lego, prodhuesi më i madh i lodrave në botë, u ka dhënë 20. 000 punonjësve të saj tre ditë pushime shtesë dhe një bonus...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER