Rastet e COVID-19 te fëmijët u shtuan me 32% nga 2 javë më parë në SHBA, sipas pediatërve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rastet me COVID-19 te fëmijët janë shtuar me 32% në krahasim dy javë më parë, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP).

Javën e kaluar në SHBA u konfirmuan pozitivë me COVID të paktën 141,905 fëmijë, duke përfaqësuar më shumë se një të katërtën rasteve të reja javore me COVID-19.

Fëmijët përbëjnë 22% të popullsisë amerikane. Kur virusi u përhap në fillim në SHBA, fëmijët përbënin më pak se 3% të rasteve të konfirmuara. Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 6.8 milionë fëmijë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në atë vend.

Rastet e reja me virusin janë shtuar për çdo grupmoshë javën e fundit. Ata kishin rënë pas një rritjeje që pësuan në verë, mirëpo tani po kapin sërish nivele të larta.

Numri i fëmijëve me COVID-19 në SHBA konsiderohet “jashtëzakonisht i lartë”, thuhet në raportin e AAP-së. Kjo shënon javën e 15-të radhazi që rastet e fëmijëve me COVID-19 janë mbi 100,000.

Sidoqoftë, shtrimet në spital të fëmijëve për shkak të këtij virusi janë ende të rralla në krahasim me të rriturit. Vetëm një përqindje e vogël e fëmijëve të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën. Megjithatë numri i vdekjeve të fëmijëve për shkak të COVID-19 në total në SHBA nuk është i ulët, pasi  939 fëmijë e humbën betejën me këtë virus, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Fëmijët e moshës 5 vjeç e lart në Amerikë kanë të drejtë të marrin vaksinën Pfizer. Një studim i kryer nga Pfizer tregoi se efikasiteti i vaksinës ishte më shumë se 90%. Fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç, përbëjnë më shumë se 42% të qytetarëve që kanë marrë vaksinën anti-COVID në dy javët e fundit në SHBA, megjithatë, fëmijët janë më pak të vaksinuar nga çdo grupmoshë.

Në lidhje me situatën e infektimeve të fëmijëve në Shqipëri, një mjeke në Tiranë tha të mërkurën për Euronews Albania se ka pasur shtim të rasteve të reja me COVID-19 te fëmijët. Për këtë, Euronews Albania është interesuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë të dhëna sa më të sakta lidhur me COVID-19 te fëmijët dhe situatën e virozave në vend për këtë grupmoshë. Në Shqipëri, fëmijët mbi 12 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID me rekomandim të mjekut të familjes, ku prioritet kanë ata me imunitet të dobët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

2 pistat ku po hetohet për vrasjen e ish-deputetit në Shkodër

Mos-shlyerja e borxheve është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër. Gazetari Teodor Gjerga raportoi se një tjetër pistë ku...

Greqia, 100 euro gjobë për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç

Personat e pa vaksinuar mbi 60 vjeç në Greqi duhet të vaksinohen deri më 16 janar, në të  kundërt do të gjobiten me 100...

Rreshjet e dëborës, qarkullim pa probleme në aksin Milot-Morinë

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore dhe shiu në dy ditët e fundit. Reshje dëbore janë raportuar dhe në veri të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER