Franca me Britaninë e Madhe zotohen ‘të bëjnë më shumë’ pas tragjedisë në Kanalin Anglez

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Franca dhe Britania e Madhe u zotuan të rrisin bashkëpunimin për të ndaluar kalimet ilegale pasi të paktën 27 emigrantë vdiqën në brigjet e Calais të mërkurën në tragjedinë më të madhe të këtij lloji në Kanalin Anglez.

Autoriteti rajonal detar, i cili mbikëqyr operacionet e shpëtimit, tha se 27 trupa u gjetën, dy persona mbijetuan dhe katër të tjerë u zhdukën, për të cilët supozohet se janë mbytur.

Aksidenti shënon humbjen më të madhe të jetëve gjatë tentativës për kalime të paligjshme të Kanalit, sipas IOM. Kjo vjen pasi një numër rekord emigrantësh kanë tentuar të kalojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Peshkatarët fillimisht raportuan se zbuluan 15 trupa që notonin në ujë rreth orës 14:00. Një anije e marinës franceze gjeti pesë trupa të pajetë dhe pesë persona të tjerë pa ndjenja.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se 34 persona besohet të kenë qenë në varkë.

Më herët të mërkurën, Darmanin tha në Twitter se ishte rrugës për në vendngjarje, si dhe për të vizituar të mbijetuarit në spitalin e Calais.

“Emocion i fortë përballë tragjedisë së vdekjeve të shumta nga përmbysja e një varke me emigrantë në Kanalin Anglez. Natyra kriminale e kontrabandistëve që organizojnë këto kalime nuk mund të mbivlerësohet,” – shkroi ministri.

Në konferencën për shtyp në Calais, Darmanin tha se katër trafikantë u arrestuan të mërkurën me dyshimin se ishin të lidhur me fundosjen vdekjeprurëse të gomones.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER