Gazi rus në Ballkan, Vuçiç-Putin ‘testojnë’ raportet Beograd-Moskë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Takimi në resortin në Soçi është i 19-i mes Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiç në 7 vjet. Në vetvete, ai dëshmon intensitetin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë, që shihen si aleate historike.

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Moskës dhe Kremlini mbështet Beogradin në përpjekjet për të ruajtur sovranitetin ndaj shkëputjes së Kosovës. Kjo është arsyeja përse shumë analistë besojnë se marrëveshja e re e gazit varet nga konsiderata që shkojnë përtej arsyeve ekonomike.

“Në çdo rast akordi nuk do të ketë çmimin e tregut. Sa i ulët do të jetë, kjo do të varet nga Putin. Nga çmimi që ai do të na japë, ne do të mund të shohim nëse ai është i kënaqur nga marrëdhëniet me Serbinë apo nëse pret që Serbia të ndryshojë qëndrimin e saj. Nuk do të jetë një çmim tregu, por një copëz miqësie”, thotë Srećko Ðukić, ish-ambasadori jugosllav në Moskë.

Deri më tani, vetëm Bjellorusia, Armenia dhe Gjermania siguruan një marrëveshje më të mirë se Serbia me Moskën. Disa analistë thonë se aspekti politik nuk duhet të mbivlerësohet pasi për Rusinë, shitja e gazit është së pari biznes.

“Serbia do të sigurojë një ujdi më të mirë se të tjerët në rajon jo sepse negociatorët tanë janë më të aftë, por sepse Serbia është në rrugën e transitit të gazsjellësit turk dhe sepse tregu ynë i hidrokarbureve është në duart e rusëve”, shprehet Miloš Zdravković, ekspert energjie.

Presidenti Vuçiç thotë se takimi dhe marrëveshja që mund të arrijë janë jetike për Serbinë, pasi çdo rritje e çmimit mund të rrezikojë seriozisht rritjen e brishtë ekonomike të vendit.

“Nuk jam i frikësuar, e njoh mirë presidentin Putin, jemi miq. Por, jam nervoz sepse kam përgjegjësi për vendin tim dhe e di se sa kjo marrëveshje mund t’u kushtojë qytetarëve tanë. Do të luftoj për interesat tona, do t’i kërkoj Putin një akord më të mirë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Përpara nisjes për në Soçi, presidenti serb përsëriti qëndrimin e tij se Serbia është në rrugën e integrimit evropian, por nuk do të sakrifikojë marrëdhëniet me Moskën.

 

 

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Dhuna ndaj grave, protestuesit në Belgjikë kërkojnë më shumë angazhim të policisë

Mijëra protestues në kryeqytetin belg dolën në rrugë të dielën për të demonstruar kundër dhunës ndaj grave. Afërsisht 8 mijë persona iu bashkuan protestave në...

Mësuesja finlandeze u jep mësim online fëmijëve në kapmin ‘Al-Hol’

Ilona Taimela është personazhi kryesor i një historie që deri më tani është mbajtur sekret. Kjo mësuese nga Finlanda u ofron kurse mësimi në...

Lukashenko akuzon Lituaninë se ka hedhur trupa të pajetë në kufirin me Bjellorusinë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, akuzoi të hënën autoritetet lituaneze për hedhjen e trupave të pajetë të emigrantëve në kufirin mes dy vendeve. Lituania hodhi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER