OKB-ja fillon fushatën 16-ditore të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Derisa nëpër botë u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave më 25 Nëntor, disa vende evropiane janë kritikuar për mosrespektimin e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e grave.

Ngjarja paraqet një mundësi për të nxjerrë në pah betejat me të cilat vazhdojnë të përballen gratë nga e gjithë bota çdo ditë.

OKB-ja u ka bërë thirrje vendeve që të ushtrojnë kujdesin e duhur dhe të luftojnë kundërshtimet ndaj barazisë gjinore.

Dhe megjithëse Bashkimi Evropian ka mbrojtur politikën progresive, disa shtete anëtare ende po kundërshtojnë të drejtat e grave.

“Disa vende kanë bërë një hap prapa. Hungaria, Polonia dhe Turqia janë shembuj të tillë. Qeveria hungareze gjithashtu ka refuzuar të ratifikojë konventën e Stambollit dhe Polonia është tërhequr nga ajo”, tha për Euronews, Eva Fodor, prof. e Studimeve Gjinore dhe bashkë-drejtore e Institutit të Demokracisë të Universitetit Evropian (CEU).

Ajo tha se qeveria hungareze refuzon të miratojë masat e BE-së për barazinë gjinore.

“Qeveria hungareze nuk ka bërë shumë për të rritur barazinë midis burrave dhe grave. Në vend të kësaj, qeveria refuzon të pranojë konceptin e gjinisë dhe pretendon se kjo është një nga arsyet pse ata kanë refuzuar gjithashtu konventën e Stambollit,” shtoi Fodor.

“Ata argumentojnë se nuk ka dallim gjinor, ka vetëm një ndryshim biologjik midis burrave dhe grave, dhe e përdorin këtë justifikim për të mos miratuar masat e BE-së për barazinë gjinore dhe për të mos vendosur rregulla të tjera që mund të mbrojnë gratë”, tha ajo.

Gjatë gjithë ditës, protestuesit dolën në rrugë anembanë botës për të bërë thirrje që qeveritë të bëjnë më shumë për të mbrojtur gratë.

“Unë besoj se ne nuk mund të bëjmë sa duhet për të mbrojtur gratë nga dhuna, veçanërisht në një kontekst ku kjo lloj dhune po rritet për shkak të pandemisë dhe, përsëri, veçanërisht në një kontekst ku shumë qeveri refuzojnë të bëjnë diçka për këtë”, vazhdoi Fodor.

Për të përkujtuar këtë ngjarje, Kombet e Bashkuara po nisin një fushatë aktivizmi 16-ditore, e cila përfundon më 10 dhjetor për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

“Edhe pse ato përfaqësojnë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, gratë dhe vajzat në mbarë botën janë ende në rrezik për t’u vrarë dhe subjekt i dhunës, frikësimit dhe ngacmimit kur flasin hapur – për faktin e thjeshtë të të qenit gra dhe vajza”, thuhet në një deklaratën e Kombeve të Bashkuara.

Ndërtesat dhe monumentet ikonike anembanë botës do të ndriçohen me ngjyrë portokalli për të rritur ndërgjegjësimin për qëllimin e një të ardhmeje pa dhunë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Asnjë viktimë dhe 16 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se janë shënuar 16 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit. Përgjatë kësaj periudhe kohore...

Vaksinim i detyruar për administratën publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare

Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije se për shkak të stinës së dimrit dhe variantit Omicron, masat kufizuese anti-COVID do të shtohen për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER