Përhapja e Delta dhe Omicron po shkakton një ‘cunam infektimesh’, sipas OBSH

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qarkullimi njëkohësisht i varianteve Delta dhe Omicron të Coronavirusit po krijon një “cunami infektimesh”. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp të mbajtur të mërkurën, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Delta dhe Omicron janë kërcënime binjake që po i çojnë rastet e infektimeve në nivele rekord, duke shkaktuar si shtrime në spitale edhe vdekje. Veçanërisht jam i shqetësuar se Omicron, që është tejet i transmetueshëm, po çon në një cunami infektimesh”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ghebreyesus përsëriti thirrjen e tij drejtuar vendeve të fuqishme që të garantojnë një shpërndarje më të barabartë me vendet e tjera të vaksinave.

Ai theksoi se, OBSH po lobon që çdo vend të arrijë objektivin e 70 për qind të popullsisë së vaksinuar brenda gjysmës së parë të 2022-shit, që do të ndihmonte në tejkalimin e fazës akute të pandemisë.

Sipas ekspertëve, faza në fjalë mund të përfundojë vitin e ardhshëm, por kjo nuk do të thotë se Coronavirusi do të zhduket.

Mbi 281 milionë persona në rang global janë prekur nga COVID-19 që nga rënia e pandemisë dhe mbi 5 milionë të tjerë kanë humbur jetën.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zjarr në një apartament në Tiranë, asfiksohet një person

Një person është asfikuar nga zjarri  i rënë në apartamentin e tij në kryeqytet.  

Putini mund të sulmojë Sllovakinë, paralajmëron kryeministri i saj

Kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë vendi i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën. Gjatë një interviste për...

Rikthehet qarkullimi normal, 400 mijë të huaj erdhën në prill

1 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në 4 muajt e parë të vitit, ku bumi më i madh është shënuar në muajin...

TË FUNDIT

Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?

85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familjen e tyre. Vetëm një në dhjetë qytetarë shqiptarë besojnë në një fe tjetër nga...

Përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Meta fton shqiptarët të votojnë Kamberin

Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc. Përmes...