Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet.
10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e kanë quajtur këtë një “fatkeqësi ekonomike tërësisht të shmangshme”.
Kompanitë i tremben faktit se sinjali 5G do të çrregullojë sistemet e orientimit të aeroplanëve, sidomos në kushte të këqija atmosferike.
Paralajmërimi u dha përmes një letre dërguar autoriteteve amerikane të aviacionit.
Shefat ekzekutivë të kompanive ajrore kërkuan ndërhyrje të menjëhershme, që të shmangen problematika të cilat mund të prekin pasagjerët, zinxhirët e furnizimit dhe dërgesat e mjeteve të nevojshme mjekësore, përfshi këtu edhe shpërndarjen e vaksinave.
Ata kërkojnë që sinjalet 5G të përjashtohen nga një distancë afro 3.2 km nga pistat e aeroporteve.
Këto shqetësime më herët u sollën në vëmendje edhe nga dy prodhuesit e mëdhenj të avionëve, Airbus dhe Boeing, në një deklaratë të rrallë të përbashkët.
LEXONI GJITHASHTU: