Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë.
Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e Xbox do të bëhet e treta më fitimprurëse në industrinë e lojërave falë investimit të Microsoft.
“Lojërat janë kategoria më dinamike dhe më emocionuese në argëtim në të gjitha platformat e sotme dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në platformat e Metaversit,” – u shpreh drejtori ekzekutiv i Microsoft, Bill Gates.
Kompania ka kryer investime të mëdha në fushën e lojërave, duke blerë edhe prodhuesin e “Minecraft”, “Mojang Studios” dhe “Zenimax”, në marrëveshje disa miliarda dollarëshe.
Ndërkohë, gama e Activision përfshin lojërat e famshme “Call of Duty” dhe “Overëatch”, gjë që mendohet se do t’i japë platformës Xbox avantazhin kundrejt Playstation, që për vite me radhë ka ofruar një seri lojërash ekskluzive.
LEXONI GJITHASHTU: