Kremlini ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të SHBA, Joe Biden i cili ‘parashikoi’ se Rusia do të futet në Ukrainë.
Zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitri Peskov u shpreh se paralajmërimet e SHBA-së nuk ndihmojnë aspak në uljen e tensioneve me Ukrainën dhe mund të destabilizojnë edhe më shumë situatën.
Më herët, Shtëpia e Bardhë theksoi se çdo lëvizje ushtarake ruse do të përballet me një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nga Perëndimi.
Rusia ka rreth 100.000 trupa ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, por mohon planifikimin e një pushtimi të mundshëm.