Presidenti i SHBA Biden parashikon se Rusia do “të futet” në Ukrainë, por nuk dëshiron luftë.
Ai tha se SHBA do ta trajtojë ndryshe pushtimin, e ndryshe hyrjen në territor.
“Putini do të paguajë një çmim serioz për pushtimin, por një inkursion i vogël do të trajtohet ndryshe”, u shpreh Biden gjatë një konference për shtyp më 19 janar.
Shtëpia e Bardhë theksoi se çdo lëvizje ushtarake ruse do të përballet me një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nga Perëndimi.
Rusia ka rreth 100,000 trupa ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, por mohon planifikimin e një pushtimi të mundshëm.
Putini kërkon nga perëndimi që Ukraina të mos futet në NATO dhe të ndalohet zgjerimi i NATOS në Lindje.