Tensionet Rusi-Ukrainë, Blinken takohet sot në Gjenevë me Lavrov

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

SHBA dhe Rusia do të vazhdojnë bisedimet për zhbllokimin e situatës. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov takohen sot në Gjenevë,  por pak shpresa ka se mund të arrijnë një marrëveshje.

Presidenti Joe Biden paralajmëroi Rusinë nëse do të pushtonte Ukrainën.

“Unë kam qenë absolutisht i qartë me Presidentin Putin. Nuk ka asnjë keqkuptim, nëse ka ndonjë njësi ruse të mbledhur përtej kufirit ukrainas, është një pushtim. Por do të përballet me reagimin e ashpër dhe të koordinuar ekonomik. Kemi diskutuar në detaje me aleatët tanë, si dhe e kemi bërë shumë të qartë për Presidentin Putin”, u shpreh Presidenti Biden.

Për shumë ukrainas frika nga lufta është reale.  Disa po i bashkohen trajnimeve ushtarake për të qenë të përgatitur.

Rusia ka vendosur 100.000 trupa në kufi, por mohon planifikimin për pushtim.

Presidenti Vladimir Putin ka insistuar se Ukraina nuk duhet të lejohet kurrë të bashkohet me NATO-n. Ai gjithashtu dëshiron që aleanca mbrojtëse të braktisë aktivitetin ushtarak në Evropën Lindore.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Refugjatët ukrainas mund të shkëmbejnë paratë e tyre me euro në Gjermani

Refugjatët ukrainas në Gjermani do të jenë në gjendje të shkëmbejnë paranë e tyre, hryvnia ukrainase, në euro nga kjo e martë pa kurs...

Pasiguria dhe rritja e çmimeve të energjisë, BE pezullon rregullat e borxhit

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

TË FUNDIT

Ekskluzive| ‘Deti’, Shqipëria zgjedh ‘anglezët’ përballë Greqisë në Hagë

Shqipëria ka kontraktuar një kompani britanike për t’u përfaqësuar në Hagë përballë Greqisë lidhur me çështjen e kufirit detar. Kështu tha Artur Meçollari, ish-anëtar i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER