Ylli i rock-ut amerikan Meat Loaf ka humbur jetën në moshën 74-vjeçare, ditën e sotme.
Lajmin e konfirmoi familja e tij, në Facebook.
Meat Loaf fitoi famë botërore me albumin e tij “Bat Out of Hell”.
Këngëtari dhe aktori, njohur ndryshe si Michael Lee Aday, pati një karrierë prej gjashtë dekadash dhe shiti më shumë se 100 milionë albume në mbarë botën.
Ne vitet 1970, Meat Loaf interpretoi muzikale të suksesshme në Broadway.
Hitet e tij muzikore përfshijnë këngën thuajse 10-minutëshe nga “Bat of Hell”, “Paradise by the Dashboard Light” dhe “I’d Do Aything for Love’, këngë me të cilën fitoi çmim Grammy në mesin e viteve ‘90.
Meat Loaf lëvroi zhanrin rock, gjë që duket që u vulos që në fillim të viteve ’70 kur bashkëpunoi me Jim Steinman në një album, duke shfaqur fuqinë e zërit të tij.
Më vonë ai u shfaq si aktor në filma si “Rocky Horror Show”, “Wayne’s World” dhe “Fight Club”.