Ekonomi

Jep dorëheqjen zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave Elton Haxhi

Përditësimi i fundit: 14/02/2020 - 12:56
Text size Aa Aa

Zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen. Arsyet e këtij veprimi nuk janë bërë publike as nga harxhi , as nga institucioni i cili drejtohet nga Anila Denaj.

Dorëheqja e Haxhit vjen dy dite pas vendimin të Gjykatës Administrative  për shfrytëzimin e dyqaneve “Duty Free” në Aeroportin e Rinasit. Garën për këtë të drejtë e fitoi kompania amerikane International Cruise Duty Free .

Por, Ministria e Financave vendosi t’i rinovojë licencën kompanisë shqiptare Albania Duty Free Distribution, urdhër ky i firmosur nga Haxhi, i cili u revokua disa javë më vonë.

Pikërisht ky urdhër u ankimua në gjykatë nga kompania shqiptare, i cili solli për pasojë vendimin e dy ditëve më parë. Për vendimin e Gjykatës Administrative reagoi edhe ambasada amerikane duke e cilësuar si zhgënjyes.

Sipas institucionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, situata e klimës së biznesit në Shqipëri është kthyer në një pengesë kryesore për investimet e huaja.

“Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, - thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Tregime të lidhura