Ekonomi

Raporti i Standard and Poor’s, PD: Kritikon qeverinë, vlerësimi shkak i mbështetjes së BQE dhe FMN-së

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 13:29
Text size Aa Aa

Pas vlerësimit të Sandard and Poor’s për ekonominë shqiptare ka reaguar edhe Partia Demokratike duke e cilësuar qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj këtij raporti si përpjekje për ta bojatisur në media.

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmjet një postimi në rrjetet sociale theksoi se Sandard and Poor’s ka evidenduar një sërë problematikash në ekonominë shqiptare si sjellja e qeverisë ndaj PPP-ve.

“Raporti i fundit i S&P vazhdon të jetë kritik ndaj qeverisë dhe sjelljes së saj në raport me rreziqet me të cilat përballet ekonomia shqiptare. Parashikimi për një kontraktim të ekonomisë me 6.5% të PBB-së, i afrohet përherë e më shumë parashikimit për një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së,” – shkruan ish-deputetja e Tiranës.

Për Tabakun, ekonomia shqiptare ka pasur një vlerësim konstan si pasojë të ndihmës ekonomike që ka dhënë Banka Qendrore Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Vlerësimi konstant i raportit vjen si pasojë e ndihmës ekonomike në formën e REPO që Banka Qendrore Europiane dhe gjithashtu FMN i kanë dhënë Shqipërisë. Raporti kritikon sjelljen e qeverisë ndaj PPP-ve, duke qenë një tjetër zë me peshë që nënvizon rrezikun fiskal dhe buxhetor të PPP-ve,” – shprehet Tabaku.

Një problematikë tjetër që ngre Tabaku është edhe borxhi publik, i cili pritet të shkojë në 80% dhe që mund të rrezikojë financat e shtetit.

“S&P nuk ka dhënë asnjë vleresim negativ për asnjë vend që ka rishqyrtuar. Ajo ka paralajmëruar një qeveri që ka keqpërdorur buxhetin dhe ka rritur rrezikun nga PPP-të. Me një defiçit fiskal në rritje, borxh publik 80% e PBB, dhe me rrezikun fiskal të PPP, situata është më e errët. Qeveria nuk ka as ndjeshmërinë dhe as vizionin per të ndërmarrë reforma reale strukturore,” – thekson Tabaku.

 

Lexoni gjithashtu:

''Ekonomia e qëndrueshme'', Standard and Poor’s vlerëson financat shqiptare me B+

Tregime të lidhura