Ekonomi

Procesi i fiskalizimit, Bujar Muço: Kosto shumë e madhe për biznesin e vogël dhe të mesëm

Përditësimi i fundit: 13/01/2021 - 07:49
Text size Aa Aa

Që prej 1 janarit të këtij viti në vend ka nisur procesi i fiskalizimit, ku do të implementohet fatura elektronike dhe sistemi i ri i monitorimit të qarkullimit.

Për fiskalizimin, nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, zoti Bujar Muço u shpreh në Euronews Albania se ky proces ka një kosto shumë të madhe për biznesin e vogël dhe të mesëm.

“Ne si shoqatë biznesi e kemi kundërshtuar që në fillimet e para kur ka qenë për diskutim. Ne nuk jemi kundra modernizimit, por një kosto kaq e madhe që do i faturohet biznesit të vogël dhe të mesëm është e papërballueshme”, u shpreh ai.

Sipas tij kostoja për biznesin kalon shkon nga 1200 deri në 2 mijë euro.

“Kalon nga 1200 deri në 2 mijë euro. Është një kosto shumë e lartë për t'u përballuar nga biznesin i vogël dhe i mesëm, pasi një viti të vështirë që kaluam”, tha zoti Muço.

“Ky është një sistem shumë i ndërlikuar dhe sofistikuar. Biznesi i vogël edhe i mesëm e ka të pamundur që ta operojë këtë sistem”, tha ai më tej.

Zoti Muço kërkoi nga qeveri që ky proces të shtyhet në kohë.

“Të paktën të shtyhet në kohë, të bëhet një projekt pilot në disa biznese të mëdha”, nënvizoi ai.   

“Kasat që kemi do dalin jashtë loje se do të futem sisteme te reja. Ne jemi dakord me shtetin, le ta modernizojë çdo gjë, por kostoja për biznesin e vogël dhe të mesëm të jetë zero”, përfundoi ai.

Tregime të lidhura