Ekonomi

Procesi i fiskalizimit, kosto shtesë për biznesin, duhet implementim i teknologjisë

Përditësimi i fundit: 13/01/2021 - 07:38
Text size Aa Aa

Prej 1 janarit të këtij vitit, në vend ka nisur procesi i fiskalizimit, ku do të implementohet fatura elektronike dhe sistemi i ri i monitorimit të qarkullimit.

Ky proces është i ndarë në tre faza, ku fillimisht do të nisë për të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe organeve publike shtetërore.

Më 1 korrik është parashikuar që procesi të shtrihet me transaksionet midis bizneseve dhe më 1 shtator për të gjitha transaksionet me para në dorë, pra biznes - konsumator, duke përfshirë në skemën e re dhe biznesin e vogël. 

Ky proces do të ketë kosto shtesë për bizneset, të cilëve u duhet të kenë linjë interneti dhe kompjuter në bizneset që operojnë, të jenë të pajisur me Certifikatën Elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit dhe sigurisht të kenë software-in përkatës dhe kompjuterin apo telefonin që mundëson lëshimin e kësaj fature.

Këtyre u shtohen edhe kostot për printerin fiskal, vulën digjitale dhe mirëmbajtjen e programit.

Tregime të lidhura