Ekonomi

Vendit nuk i ndahen fatkeqësitë, kosto të reja për buxhetin

Përditësimi i fundit: 13/01/2021 - 19:46
Text size Aa Aa

Ekonomia shqiptare ka pësuar goditje të rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, pasi 202 mijë persona u prekën direkt dhe indirekt, ndërsa dëmet e momentit së bashku me rindërtimin llogariten në 1.1 miliardë euro.

Por, kur fondet u siguruan në konferencën e donatorëve, dhe situata po normalizohej, pandemia ishte ajo që i dha goditjen e radhës financave. Viti 2020 është konsideruar si vit tepër të vështirë për buxhetin e shtetit dhe për bizneset e familjet shqiptare, ndërsa për herë të parë që nga viti 1997 prodhimi i brendshëm bruto është tkurrur në vlera negative.

FMN dhe Banka Botërore vlerësojnë një rënie ndërmjet 7.5 dhe 8.4%, ndërsa kriza që po kalon ekonomia shqiptare, e shkaktuar nga COVID-19 ka çuar në nivele rekord deficitin buxhetor me 600 milionë euro të humbura nga të ardhurat.

Ndërkohë privatët, kryesisht sektorët e shërbimeve të tillë si turizmi, raportojnë humbje në masën e 1.7 miliardë eurove. Për vitin 2021, prioriteti kryesor i qeverisë, është menaxhimi i pandemisë, rindërtimi dhe investimet në infrastrukturë, duke parashikuar një rimëkëmbje ekonomike në vlerën 5.5 qind.

Por, ky janar nuk ka nisur mbarë, pasi goditja e tretë po vjen nga moti, i cili ka prekur qindra-mijëra familje, tokat e të cilëve janë nën ujë, çka për ekonominë përkthehen në një faturë të re financiare.

Fatura

Dëmet nga tërmeti                        985 milionë euro

Rindërtimi                                      90 milionë euro

TOTALI                                           1.08 miliardë euro

                                                        Burimi: UNDP

Parashikimi për ekonominë 2020

BERZH                              -9%

FMN                                  -7.5%

Banka Botërore               -8.4 %

Qeveria                            -6.1%

                                        

Parashikimi për rritjen ekonomike

2021                                       5.5%

2022                                       4.8%

2023                                       4.5%

                                    Burimi: Ministria e Financave