Ekonomi

''Vaksina, motori i ekonomisë'', BB: Ekonomia globale rritet 4%, Shqipëria e avantazhuar në rajon

Përditësimi i fundit: 14/01/2021 - 15:50
Text size Aa Aa

Banka Botërore vendos vaksinën si kryefjalën e vitit 2021 në funksion të rritjes ekonomike.

Në raportin e perspektivës globale, Shqipëria avantazhohet në rajon për dy aspekte siç janë  turizmi dhe reformat e shpejta që duhet të kryejë për hyrjen në Bashkimin Europian.

Ekonomia botërore pritet të rritet me 4% në vitin 2021 dhe Banka Botërore i jep avantazhin e madh vaksinës, për rindezjen e motorëve ekonomikë në të gjitha vendet që kaluan në recesion.

Raporti i perspektivës globale vlerëson se me vënien në kontroll të pandemisë, shtetet do të heqin masat kufizuese, çka do të rikthejë edhe besimin e biznesit dhe konsumatorit.

Në kapitullin për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore parashikon që Shqipëria dhe Mali i Zi të kenë rritjen më madhe në rajon, përkatësisht 5.1 dhe 6.1%.

“Rritja në Ballkanin Perëndimor pritet të jetë 3.5 % në 2021. Vendet e varura nga turizmi, si Shqipëria dhe Mali i Zi, pritet të kenë një rikuperim më të lartë se shtetet e rajonit.," - thuhej në raportin e Bankës Botërore.

Përpos vaksinës dhe rikthimit të stabilitetit politik, për Shqipërinë, në raport thuhet se rritja do të nxitet edhe nga reformat që Bashkimi Europian ka lënë si detyrë për integrimin.

[
cite_header=Rritja afatmesme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut do të përshpejtohen nga reformat strukturore për të hyrë në Bashkimin Europian. Rajoni pret të përfitojë edhe një paketë investimesh nga BE
cite_author=Raport
cite_description=Banka Botërore
]

Për vitin që lamë pas, kur vendi hyri në recesion dhe për shkak të pandemisë mijëra aktivitete dhe vende pune u mbyllën, Banka Botërore vlerëson se tkurrja ekonomike mbërrin në -6.1 për qind, shifër kjo e njëjtë me atë që ka raportuar edhe qeveria shqiptare.

 

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri

2019       2.2

2020       -6.1

2021       5.1

Burimi: Banka Botërore

Tregime të lidhura