Euronews

Punësimi

Në Euronews Balkans ne besojmë tek inteligjenca e njerëzve dhe mendojmë se detyra jonë është t’ju japim informacion të mjaftueshëm që të mund të formoni opinionin tuaj për botën. Lajmi nuk lidhet me paragjykimet. Roli ynë është të transmetojmë realitetin dhe të shpërndajmë lajm të besuëshëm dhe të bazuar në fakte. 

Dërgoni jetëshkrimin dhe një letër motivimi në [email protected]

Euronews Balkans ështe franchise i parë në historinë e familjes së madhe të Euronews Group, media informative Nr. 1 në Evropë.

Euronews Balkans transmeton në gjuhën shqipe dhe mbulon ngjarjet e interesat e shqiptarëve, në rajon e mbarë diasporën. Euronews Balkans ndan të njëjtët vlera, standarde profesionale dhe filozofi me platformën mediatike ndërkombëtare, Euronews Group.

Euronews Balkans, hedh gjithashtu themele të forta për gjigandin mediatik në rajon, pasi shërben si urë lidhëse në dialogun mes Evropës dhe shqiptarëve. Ne mundësojmë që Evropa të flasë shqip dhe zërat shqiptarë të dëgjohen në mbarë kontinetin evropian e më gjerë. 

Euronews Balkans do të raportojë lajmet në platformat tradicionale dhe ato dixhitale, për të garantuar një bashkëbisedim të shumëpritur, ku çdokush mund të përfshihet me besim dhe ku të gjithë do të përballen me parimet e palëkundura të gazetarisë bashkëkohore. Cilësia dhe standardet e pandeshura më parë në Shqipëri e rajon janë kryefjala e të përditshmes sonë dhe një risi për tregun mediatik shqiptar.

Euronews Balkans është shtëpia e të gjithë opinioneve, nga Shqipëria në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e kudo ku jetojnë shqiptarë. Ne jemi zëri i çdokujt, përmes një platforme unike. Çdo ditë garantojmë një debat shumëngjyrësh, që ka për zemër interesat e publikut, të vetmit, të cilit i shërbejmë.