Euronews

Rreth Nesh

Euronews Albania, është franchise i parë në historinë e familjes së madhe të Euronews, media informative Nr. 1 në Europë.

Euronews Albania transmeton 24 orë, në gjuhën shqipe dhe mbulon ngjarjet e interesat e shqiptarëve, në rajon e mbarë diasporën. Euronews Albania ndan të njëjtët vlera, standarde profesionale dhe filozofi me platformën mediatike ndërkombëtare, Euronews Group.

Me një investim kurajoz dhe të pazakontë në rajon, si në teknologji ashtu edhe në burime njerëzore, Euronews Albania, synon të jetë pararojë e një revolucioni mediatik, i shumëkërkuar nga qytetarët dhe investitorët.

Misioni ynë

Euronews Albania do të fuqizojë qytetarët shqiptarë duke transmetuar opinione e këndvështrime gjithëpërfshirëse. Ne nuk imponohemi. Ne i japim zë të gjithë aktorëve që plotësojnë mozaikun e së vërtetës.

Janë qytetarët ata, që zgjedhin të vërtetën e tyre!

Standard Europian i medias informative në Shqipëri

Euronews Albania transmeton 24 orë lajme e informacione rreth aktualitetit në Shqipëri, rajon e më gjerë, me transmetime të drejpërdrejta të lajmit, në kohën kur ndodh.

Që prej orëve të para të mëngjesit e përgjatë gjithë 24 orëve në vazhdim, Euronews Albania transmeton 7 Edicione Informative "live", në një format europian, dinamik, me lajme e informacion të detajuar, të ftuar në studio dhe ekpsertizë rreth çështjeve të ndryshme.

Korrespondentët e dedikuar në të gjithë Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut e Bruksel, sigurojnë mbulim të plotë të ngjarjeve më të rëndësishme në vend, Rajon dhe BE.

Gërshetimi i eksperiencës së më të mirëve në fushën e gazetarisë me entuziazmin e brezit të ri, të cilët punojnë me teknologjinë e fjalës së fundit, kanë sjellë në tregun mediatik në Shqipëri një model dhe standard të ri të gazetarisë. Redaksia jonë dixhitale, mundëson përmes MOJO dhe #KUBI, të jemi pionierë të lajmit multimedial, që i përgjigjet në cilësi dhe standard epokës dixhitale.

Euronews Albania transmeton një larmi programesh, nga prodhimet origjinale deri te prodhimet e pasura të gjigandit mediatik Euronews World.

Tematikat politike, ekomomike e ato sociale, emisionet investigative ato kulturore, historike apo mbi teknologjinë e fundit, pasurojnë çdo ditë programacionin e ekranit bashkëkohor të Euronews Albania

Struktura e Euronews Albania

BESUESHMËRI - Franchise i Euronews Group, medias informative Nr. 1 në Europë.

Euronews Group është garantuesi i politikave editoriale dhe marrëdhënieve me 12 platformat e tjera të Euronews World.

PAVARËSI EDITORIALE - Të paanshëm, asnjë interes politik, pikëpamjet e të gjithë palëve të mirëpritura.

“Media Group In” sh.p.k  është përfituesja direkte dhe ekskluzive e franchise-it për platformën mediatike botërore “Euronews” në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e ZI.

PAVARËSI FINANCIARE - Euronews Albania nuk financohet nga fonde publike. Nuk ka interesa jo-mediatike në treg dhe mbështetet në një model biznesi transparent dhe të ndershëm.

Për të mësuar rreth linjës editoriale të Euronews Albania ju lutemi klikoni këtu për materialin e plotë.

 

Euronews SA
25 Shareholders

Media Globe Networks (88%), public broadcasters and local authorities (12%): CT (Czech Republic), CyBC (Cyprus), ENTV (Algeria), ERT (Greece), TT (Tunisia), NMA (Egypt), France Télévisions (France), PBCU (Ukraine), PBS (Malta), RAI (Italy), RTBF (Belgium), RTE (Ireland), RTP (Portugal), RTR (Russia), RTVSLO (Slovenia), SNRT (Morocco), SSR (Switzerland), TVR (Romania), TV4 (Sweden), YLE (Finland), Métropole de Lyon, Département du Rhône, Région Auvergne-Rhône-Alpes, ADMIC (Abu Dhabi).