Euronews

Rreth Nesh

Euronews është kanali kryesor evropian i lajmeve ndërkombëtare

Ne jemi një media ndërkombëtare që përcjell lajme me një këndvështrim evropian për një audiencë mbarëbotërore përmes 12 platformave të ndërsjella, nga të cilat 9 me kanale televizive të dalluara.

Qëllimi ynë është t’i japim forcë njerëzve për të krijuar opinionin e tyre. Ne besojmë tek zgjuarsia dhe aftësia e njerëzve për të krijuar pikëpamjet e veta dhe synojmë t’i japim audiencës sonë larminë më të gjerë të pikëpamjeve përmes gazetarisë të paanshme.

Ne nuk bëjmë tregti me paragjykimet dhe zemëratën, ne fokusohemi mbi faktet, idetë dhe zgjidhjet.

Ne besojmë se çdo këndvështrim vlen.

Ne sigurojmë lajme të pavarura, pa favorizime apo paragjykime që nga themelimi ynë në Lion të Francës më 1993. Sot kemi mbërritur në plot 400 milionë shtëpi përgjatë 160 shteteve dhe jemi kanali televiziv i lajmeve më i shikuar në mbarë kontinentin evropian.

Identiteti ynë evropian na dallon nga të tjerët

Euronews ka lindur nga vullneti për të krijuar një kanal televiziv evropian lajmesh të fuqishme dhe të pavarura. Si kanali i vetëm televiziv i lajmeve ndërkombëtare me një këndvështrim evropian, bota drejtohet nga Euronews kur kërkon të dëgjojë se çka për të thënë Evropa.

Sot, më shumë se kurrë, ADN-ja jonë evropiane është në zemër të gjithë operacioneve tona. Euronews raporton në mënyrë të drejtëpërdrejtë përgjatë Evropës dhe botës, duke sjellë mbulim të pashoq të çështjeve evropiane, duke përfituar nga një redaksi shumëkulturore dhe shumëgjuhëshe, dhe korrespondentë përgjatë kontinentit me një ekspertizë evropiane të pakrahasueshme. Euronews mund të ndiqet në 67 për qind të televizioneve në shtëpitë e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe njihet nga më shumë se gjysma e evropianëve. Me më shumë shikues të përditshëm se konkurrentët tanë të tjerë në Evropë, ne po përmbushim misionin tonë evropian për interesin e përgjithshëm të përditshëm.

Me një ekip prej 500 gazetarësh nga 30 kombësi të ndryshme, 12 edicionet informative të Euronews mbulojnë lajme nga çdo cep i botës 24 orë në 7 ditë të javës në gjuhën arabe, angleze, franceze, gjermane, greke, hungareze, italiane, perse, portugeze, ruse, spanjolle dhe turke me seli në Bruksel, Athinë dhe Budapest dhe me një rrjet korrespondentësh në qytetet më të mëdha evropiane, duke përfshirë Berlinin, Londrën, Moskën, Parisin dhe Romën.

Modeli ynë unik i lajmeve shumëgjuhëshe na lejon që të përshtasim lajmet botërore për audiencat lokale. Ne besojmë se mbulimi i lajmeve në mënyrë të paanshme në kaq shumë gjuhë të botës është i rëndësishëm sepse gjuha i ndihmon idetë që të udhëtojnë dhe të adresojnë çështjet urgjente që gjenden përballë Europës dhe botës, njerëzit duhet të dëgjojnë këndvështrime nga njerëz dhe vende që nuk janë të njohura për ta. Audienca jonë ka besim tek ne për të sjellë bashkë këndvështrime të ndryshme në mënyrë sa më objektive të jetë e mundshme sepse ne operojmë të lirë nga interesat partizane apo kombëtare, ndryshe nga shumica e konkurrentëve tanë.

Larmia është pika jonë e fortë

Çdo ditë, ekipi jonë prej 500 gazetarësh nga më shumë se 30 kombësi të ndryshme mbledh lajme dhe këndvështrime përgjatë Evropës dhe botës. Kanali ynë kryesor në gjuhën angleze, përmban 17 orë edicione, duke përfshirë Good Morning Europe, Euronews Now, Euronews Tonight. Buletini i lajmeve tona transmeton lajme të verifikuara sociale nga #TheCube, një ekip gazetarësh ekspertë në verifikim e lajmeve të cilët faktojnë dhe hedhin poshtë, kur duhet, se çfarë po ndodh në rrjetet sociale.

Përtej lajmeve të drejtpërdrejta, ne i sjellim audiencës një gamë të gjerë programesh të mbështetura mbi fakte për biznesin, teknologjinë, shkencën, klimën si edhe arte dhe argëtim duke përfshirë kinemanë, udhëtimet dhe kulturën.

Africanews, kanali i vetëm ndërkombëtar i lajmeve i pavarur për Afrikën

Në 2016, Euronews solli kanalin si-motër, Afrikanews, nga Point-Noire, Kongo. Africanews është kanali i vetëm ndërkombëtar dhe i pavarur për Afrikën. Me një ekip prej 50 korrespondentësh vendas që përfaqësojnë diversitetin e Afrikës, Africanews raporton lajmin e fundit nga terreni, sjell raportime të paanshme dhe përcjell të gjithë zërat duke i dhënë formë të ardhmes së kontinentit. Africanews mund të ndiqet si në televizor ashtu edhe në platformat digjitale, në frengjisht dhe anglisht.

Franchise të Euronews: kanale të reja që sjellin lajme vendi, rajonale dhe ndërkombëtare për audiencat vendase

Në nëntor 2019, nisi transmetimin për herë të parë në Tiranë franchise i parë i Euronews, Euronews Albania. Në 2020, do të nisë dhe transmetimi i Euronews Gjeorgjia dhe Euronews Serbia. Secila prej këtyre franchise janë kanale të reja që do të përcjellin lajme lokale, rajonale dhe ndërkombëtare për shikuesit e tyre në gjuhën e tyre mëmë.

Euronews SA
25 Shareholders

Media Globe Networks (88%), public broadcasters and local authorities (12%): CT (Czech Republic), CyBC (Cyprus), ENTV (Algeria), ERT (Greece), TT (Tunisia), NMA (Egypt), France Télévisions (France), PBCU (Ukraine), PBS (Malta), RAI (Italy), RTBF (Belgium), RTE (Ireland), RTP (Portugal), RTR (Russia), RTVSLO (Slovenia), SNRT (Morocco), SSR (Switzerland), TVR (Romania), TV4 (Sweden), YLE (Finland), Métropole de Lyon, Département du Rhône, Région Auvergne-Rhône-Alpes, ADMIC (Abu Dhabi).