Vazhdojnë grevat kundër reformës së pensionit në Francë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas një dite të trazuar, Franca sërish nuk gjen qetësi. Protestat vijojnë edhe gjatë të premtes dhe pritet të zgjasin për disa ditë duke paralizuar shumë sektorë të rëndësishëm sikurse transporti arsimi e jo vetëm.

Këtë të enjte nuk munguan as përplasjet me policinë, përdorimi i gazit lotsjellës dhe jo vetëm.

Më shumë se 800 000 njerëz  protestuan në më shumë se 30 qytete franceze për të kundërshtuar reformën e pensionit të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Francezët janë të zemëruar me planin e presidentit i cili planifikon një sistem “universal” të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta apo pensione të parakohshme.

Sindikatat ankohen se reforma të tilla do të kërkojë miliona punëtorë të punojnë përtej moshës së pensionit ligjor, 62 vjeç, ose do të përballen me pensione të reduktuara.

Qeveria thotë se ata duan të zbatojnë një sistem universal, sigurisht që do të thonë se ne jemi të vjetër sepse e refuzojmë këtë sistem universal, por në të vërtetë ata po e nivelojnë gjithçka poshtë. Dhe do të ofrojnë pensione të ulëta. Pra do të duhet të punojmë derisa të jemi 65 vjeç. Dhe unë, unë jam drejtore e kopshtit, do të punoj deri në moshën 65 vjeç dhe atëherë do të marr një pension, i cili vështirë se është i mjaftueshëm për të jetuar me dinjitet”, thotë një protestuese.

Zemërimi i qytetarëve u pa edhe gjatë të enjtes ku në shumë qytete nuk mungoi edhe dhuna, me dhjetëra qytetarë u arrestuan.

Pas protestave të jelekverdhëve duket se Franca vijon të jetë e pakënaqur, duke dalur në rrugë dhe duke kërkuar që krerët e qeverisë t’i rimendojënë vendimet e tyre.

Edhe kjo grevë do të jetë një provë e madhe për Macron, i cili erdhi në pushtet me premtimin për të transformuar Francën.

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER