Kampi në Vuçjak, kushtet e vështira detyrojnë qeverinë boshnjake të deklarojë mbylljen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për shkak të presionit ndërkombëtar, autoritetet boshnjake ranë dakord për të mbyllur një kamp refugjatësh të mbuluar nga dëbora. Disa emigrantë që jetojnë aty kanë refuzuar ushqimin në shenjë protestë kundër zhvendosjes nga kampi.

Emigrantët, të cilët mezi presin të arrijnë në Bashkimin Evropian, thonë se nuk duan që të ristrehohen larg nga kufiri kroat.

“Nëse po mendojnë të na çojnë në kampe të tjera, nuk duam të shkojmë. Po shpenzojmë kohën tonë, po çojmë dëm rininë. Kemi 6 muaj këtu, mbase pastaj nuk kalojmë dot në Kroaci për shumë vite. Nuk duam të qëndrojmë në Bosnje, Kroaci ose vende të tjera,” u shpreh një prej tyre.

Bosnja po përballet me rritje të numrit të emigrantëve pasi anëtarët e BE-së, Kroacia, Hungaria dhe Sllovenia mbyllën kufijtë për emigrantët e paligjshëm.

Afro 50,000 emigrantë kanë hyrë në Bosnjë që nga viti 2018. Shumë prej tyre arritën të shkojnë në Evropën Perëndimore ndërsa 8,000 të tjerë aktualisht ndodhen në Bosnjë, kryesisht në zonën e Bihac me shpresën për të hyrë në BE.

Një i dërguar i lartë evropian për të drejtat e njeriut që vizitoi kampin këtë javë tha që kushtet e jetesës aty ishin të turpshme.

“Kushtet në Vucjak ishin tmerruese edhe para se të fillonte moti i ftohtë. Me rënien e temperaturave nën zero, kushtet u bënë edhe më keq. Emigrantët nuk kanë ujë të rrjedhshëm dhe kushtet higjenike janë të tmerrshme. Ai kamp nuk duhet të ishte hapur kurrë,” tha ai.

Shumë emigrantë të mbështjellë me batanije, ndërsa ecnin zbathur nëpër dëborë për të mbledhur dru zjarri, mbanin parulla që shkruanin “Kërkojmë nga BE që të hap kufirin” dhe “Po vdesim këtu”.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER