Kryeministrja e re e Finlandës, më e reja në botë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas dorëheqjes së Antti Rinne, ish-kryeministrit të Finlandës, Socialdemokratët në vend, që udhëheqin koalicionin qeverisës të përbërë nga 5 parti, zgjodhën ministren 34-vjeçare të transporteve Sanna Marin në krye të qeverisë.

Marin është tashmë kryeministrja më e re në botë. Ajo pritet të marrë detyrën brenda kësaj jave. Marin do të drejtojë një koalicion qeveritar të përbërë nga 4 parti të tjera, ku të gjitha kanë gra në krye.

Kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk është i dyti në botë për nga mosha e re në krye të detyrës, 35 vjeç, pasuar nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është 39 vjeçe.

Anti Rine dha dorëheqjen më herët gjatë javës pasi Partia e Qendrës, pjesë e ekzekutivit, deklaroi se kishte humbur votëbesimin pas menaxhimit të grevës së punonjësve të postës, e cila ishtë një nga grevat më të mëdha në Finlandë që zgjati për rreth dy javë.

“Kemi shumë punë për të bërë për të rikthyer besimin tek qeveria. Ne kemi një program qeverisës të përbashkët që mban koalicionin të bashkuar”, deklaroi Marin në një prononcim për mediat.

Koalicioni, që nisi nga puna 6 muaj më parë, ka pranuar të vijojë me programin e tij fillestar edhe pasi Rinne njoftoi dorëheqjen, me kërkesë së Partisë së Qendrës.

Ndryshimi i krerëve ndodhi në një moment të vështirë për Finlandën, që aktualisht mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të vitit, duke luajtur një rol kyç në hartimin e buxhetit të ri për bllokun.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER