Mbikëqyrësit e zgjedhjeve në Hungari, hije të forta dyshimi për shumicën e Orbanit në 2018

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka pasur pushtetin e vendit që në 2010 dhe vitin e shkuar fitoi për të tretën herë shumicën parlamentare, por sipas një hetimi prej afro një viti nga një grup mbikëqyrës i zgjedhjeve ka hedhur dyshime për legjitimitetin e fitores së 2018-s.

Organizata joqeveritare “Unhack Democracy Europe” pretendon se partia e Orban nuk e ka fituar shumicën prej dy të tretave në parlamentit hungarez pa manipuluar zgjedhjet.

Aktivistë të grupit kanë intervistuar vrojtues votash të partive opozitare dhe kanë dëgjuar për raste të shumta shpërdorimi, nga vjedhja e votave, tek kërcënimet dhe votues të sjellë nga vendet fqinje.

Kryetari i “Unhack Democracy Europe” Garvan Walshe ka thënë për Euronews se: “Thuhet se ka pasur presione nga lart dhe modeli i incidenteve sugjeron se nuk kanë qenë raste të izoluara por se bëhet fjalë për një fenomen në rang kombëtar”

Raporti tyre është prezantuar para Parlamentit Evropian në Bruksel. Ata i kanë rekomanduar BE-së të përdorë gjetjet e tyre gjatë procedurave të Artikullit 7, i cili është duke vlerësuar shtetin e së drejtës në Hungari dhe mund të sjellë sanksione për vendin.  

Euronews ka kontaktuar qeverinë hungareze, zyrën kombëtare të zgjedhjeve dhe partinë e Orban “Fidesz”, por nuk ka marrë përgjigje.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER