Protestat dhe diskutime mbi klimën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë konventës së Kombeve të Bashkuara të mbajtur në Madrid mbi ndryshimet klimatike, qindra qytetarë europianë janë ngritur në protestë kundër dëmeve të mëdha ekologjike që po shkaktohen në mbarë rruzullin tokësor.

Pjesë e Konventës ishte edhe aktivistja Greta Thunberg, e cila arriti në Europë me anë të një varke me vela nisur nga Shtetet e Bashkuara.

Extinction Rebellion ka protestuar në kryeqytetin spanjoll të Madridit më anë të një skeleti balene të bërë me dorë. Ata kërkonin një mbrojtje më të mirë të oqeaneve.

Ndërkohë në Bruksel, mijëra njerëz formuan një zinxhir që rrethoi të gjithë Parlamentin Federal dhe Pallatin Mbretëror.

Ndërkaq, në Mbretërinë e bashkuar, aktivistët e klimës bllokuan rrugët që të çonin në aeroportin e Heathrow, kundër planeve për ndërtimin e një piste të re. Gjithnjë e më shumë në Mbretërinë e Bashkuar ka shqetësim mbi cilësinë e ajrit dhe ndotjes zanore.

Në kryeqytetin Francez, aktivistët mbajtën kokë-poshtë disa portrete të vjedhura të Presidentit Macron, duke kërkuar për aksion qeveritar gjatë diskutimeve mbi klimën. Kjo vjen në kohën kur Franca mbetet mbrapa në shfrytëzimin e resurseve të pashterueshme të energjisë.

Diskutimet mbi klimën në Madrid do të vazhdojnë deri më 19 dhjetor.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER