Ukraina dhe Rusia në përpjekje për të arritur një marrëveshje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ukraina dhe Rusia do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje dhe t’i japin fund luftës në rajonin lindor në Ukrainë.

Presidentët e të dyja shteteve do të takohen për herë të parë gjatë të hënës. Ata mund të nënshkruajnë armëpushim dhe të bien dakord për një këmbim të burgosurish. Por analistët politikë mbeten skeptikë për arritjen e një kompromisi.

“Ky takim është i rëndësishëm sepse është i pari në tre vite dhe i pari që përball Putin dhe Zelenski, por nuk duhet të jem shumë optimist. Eshtë e qartë se shumë njerëz besojnë se nuk pritet ndonjë arritje e madhe në këtë takim”, është shprehur Amanda Paul, një analiste në Qendrën e Politikave Europiane.

Presidenti i ukrainës, Vladimir Zelenski duket se ka shumë pak mundësi për lëvizje. Shumë ukrainas besojnë se ai tashmë ka bërë një lëshim të madh duke tërhequr disa trupa nga linja e kontaktit.

Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin nuk duket se ka iniciativa të zgjidh gjërat, edhe pse Franca flet për rivendosjen e marrëdhënieve me Moskën. Por Bashkimi Europian qëndron i vendosur.

“Nuk e di se çfarë do të sjellin negociata. Por nga këndvështrimi im është e qartë se me Rusinë duhet të kontrolloni politikën e sanksioneve për sa kohë që nuk ka përparime dhe për momentin nuk ka”, tha Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian.

Por pika kryesore e këtyre negociatave do të jetë rregullimi i kushteve për zgjedhjet në zonën e Donbasit. Ukraina dëshiron së pari, të rimarrë veten nga kontrolli rus në kufi, siç u ra dakord gjatë negociatave në Minsk.

 

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER