Acari dhe presioni i ndërkombëtarëve lëviz një ndër kampet më famëkeqe në Bosnje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ardhja e dimrit dhe presioni gjithnjë e në rritje i ndërkombëtarëve dhe organizatave humanitare ka bërë që qeveria boshnjake të ndërmarrë vendimin për të zhvendosur rreth 600 migrantë drejt disa mjediseve më të përshtatshme akomodimi. Ndërkaq, bëhet me dije se zona e re ku do të levizen, është një pyll i cili mbart rrezikun e minave të vendosura që nga lufta e Bosnjes.

Pas insistimit të ndërkombëtarëve, autoritetet boshnjake kanë nisur të lëvizin emigrantët nga një kamp ku qëndronin në mes të të ftohtit, drejt një pylli me akomodim më të përshtatshëm. Rreth 600 migrantë, mes tyre dhe azilkërkues, kanë qënë në luftë për mbijetesë gjatë drimrit të gjatë boshnjak në kampin e Vucjakut, rreth 8 km larg kufirit kroat.

Agjensitë humanitare prej kohësh i kanë ushtruar presion autoriteteve pranë kampit, ku mungon uji dhe elektriciteti. Nga ana tjetër, pylli ku do të zhvendosen emigrantët është i mbushur më mina të mbetura nga lufta e vitit 1990.

Bosnja vendosi t’i zhvendosë emigrantët drejt disa mjediseve pranë kryeqytetit, pas një vizite të një zyrtari të lartë evropian mbi të drejtat e njeriut. Sidoqoftë, njerezit të cilët kanë bërë një udhëtim të gjatë që nga Azia apo Lindja e Mesme në mënyrë që të arrinin Evropën, janë shprehur se nuk duan të akomodohen larg kufirit kroat.

Bosnja po përpiqet të menaxhojë numrin e lartë të emigrantëve, pasi Kroacia, Hungaria dhe Sllovenia i mbyllën kufinjtë e tyre ndaj emigracionit pa dokumenta. Më shumë se 50 mijë emigrantë kanë hyrë në Bosnje që nga 2018 dhe shumë prej tyre ja dalin të shkojnë në Evropën Perëndimore. Ka ende rreth 8 mijë të mbetur në Bosnje, me shpresën se do të çajnë më tej në Evropë.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER