Britanikët i drejtohen nesër kutive të votimit, sondazhet kryesohen nga konservatorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nesër qytetarët britanikë i drejtohen sërish kutive të votimit për të përcaktuar edhe njëherë drejtimin e tyre nëse do ta çojnë në fund procesin Brexit.

Një fushatë e përqendruar pikërisht tek procesi i daljes nga unioni, por edhe tek shërbimi shëndetësor i cili ka ndarë edhe mendimet e britanikëve.

Çfarë thonë sondazhet deri më tani?

Kryeministri Boris Johnson, i cili ka arritur një marrëveshje me BE për Brexit, është i vendosur se deri në janar procesi duhet të përfundojë, sigurisht nëse arrin të fitojë zgjedhjet.

Sipas sondazheve, partia konservatore udhëheq me 10 pikë përqindje para laburistëve.

Ndonëse me diferencë të vogël, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka qënë gjatë gjithë fushatës në bazë të sondazheve.

Partia konservatore në sondazhe ka arritur 43%. Johnson shpreson tek ata që nuk duan më të presin Brexit, por dëshirojnë me çdo kusht të dalin nga unioni. Slogani i tij gjatë fushatës ishte: “Ta çojmë Brexit deri në fund”.

“Të enjten, mendoj se ka ardhur koha që i gjithë vendi të hyjë në mënyrë simbolike në kabinën e një fadrome, një prej këtyre gjigandëve, dhe të heqë bllokadën aktuale që kemi në sistemin tonë parlamentar. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”, – u shpreh Johnson.

Rivali i tij më i fortë është kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn i cili sipas sondazheve arrin 33%. Corbyn është shprehur se nëse fiton do të rishohë procesin e daljes nga unioni, e ndoshta edhe një tjetër referendum.

“Inkurajoj të gjithë të votojnë laburistët. Prezantuam një manifest, një program global për këtë vend, një program që i jep fund padrejtësive në Britani, një program të së ardhmes, nuk jemi të interesuar për koalicion apo vota taktike. Jemi të vendosur t’i fitojmë këto zgjedhje”, – është shprehur gjatë fushatës Corbyn.

Partia e tretë, e cila kryeson në sondazhe me 13 % janë liberal-demokratët të cilët e kundërshtojnë Brexit, por drejtimi i ardhshëm i Britanisë pritet të shihet nesër.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER