Varhelyi: Lëvizja e lirë e kapitalit me Serbinë, lajm pozitiv për zgjerimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Serbisë iu çel një tjetër kapitull negociatash; bëhet fjalë për lëvizjen e lirë të kapitalit. Komisioneri për zgjerim, Olivér Varhelyi e cilësoi si një sinjal pozitiv që tregon se BE po punon për zgjerimin.

Ai tha për Euronews Albania se pjesa e parë e propozimeve të Komisionit për metodologjinë e re pritet në janar, nga ku rinis vrulli për zgjerimin në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

“Mendoj se ky që kemi sonte është një lajm shumë pozitiv, një kapitull i ri i hapur. Jam shumë i sigurt se procesi i zgjerimit vijon dhe ky është një sinjal përforcues që vendet anëtare duan të angazhohen më shumë dhe të punojnë për zgjerimin. Për mua ky i sotmi është një zhvillim shumë pozitiv”, u shpreh Komisioneri i ri.

I pyetur nga gazetari i Euronews Albania Ernest Bunguri për pjesët më dinamike të propozimit francez që pritet të dorëzohet në fund të janarit, zyrtari i Komisionit Evropian tha se propozimet e vendeve anëtare ishin shumë, por Komisioni do të vijë me propozimet e tij.

“Ne shpresojmë të diskutimet të nisim rreth propozimeve tona, pjesa e parë e të cilave duhet të dorëzohet në muajin janar. Dhe ne do të vëmë punët përpara shumë shpejt nga janari e tutje”, – tha ai.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER