Kryeministri francez Edouard Philippe shpalos sistemin e ri të pensioneve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri francez është zotuar se do të vijojë reformën e pensioneve, pavarësisht grevave të vazhdueshme në vend.

Edouard Philippe ka thënë se plani kërkon të thjeshtojë regjimin aktual, i cili ka plot 42 skema të ndryshme pensioni për punonjësit, në varësi të profesionit të tyre.

Të mërkurën, pas deklaratës së kryeministrit, vendi është paralizuar nga grevat, të cilat ndër të tjera kanë pezulluar transportin publik në Paris si dhe shërbimin hekurudhor kombëtar.

“Do t’i japim fund regjimeve speciale,” tha Philippe, “Do ta bëjmë në mënyrë progresive e jo të dhunshme. Ka ardhur koha për një sistem universal, ai i regjimeve speciale është drejt fundit”.

Mosha e daljes në pension shtyhet nga 62 në 64

Lajmërimi që solli mjaft polemika ishte ai i shtyrjes së moshës së daljes në pension, nga mosha 62 në moshën 64 vjeç, pavarësisht se qytetarët mund vetë vendosin të tërhiqen vetë që në moshën 62 vjeçare.

Ligji do të hyjë në fuqi në vitin 2027, për qytetarët të cilët kanë lindur pas vitit 1975.

Reforma përfshin edhe ndryshime të tjera të përgjithshme, si “pensioni minimal” prej 1 mijë eurosh (pjesë e legjislacionit francez që nga 2003-shi), si dhe garanci të tjera për grupe specifike.

Gjithashtu kryeministri ka thënë se ata që kanë pasur profesione që konsiderohen si “punë të lodhshme” dhe ata që kanë hyrë në tregun e punës përpara moshës 20-vjeç do të lejohen të tërhiqen dy vite më herët.  

Pikët do të përmblidhen duke llogaritur lejen e lindjes që nga fëmija i parë, ndryshe nga ligji aktual i cili e llogarit nga fëmija i tretë, duke i bërë gratë “fitueset e mëdha” të kësaj reforme, shtoi Philippe.

Sindikatat nuk janë të bindura

Deklaratat e kryeministrit nuk i kanë bindur sindikatat franceze: disa prej tyre kanë bërë thirrje “për përforcim të grevës”.

“Pakënaqësia dhe vendosmëria jonë mbetet e njëjtë ” tha kreu i sindikatës së mësuesve.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER