Evropa

Nga jelekverdhët tek mjekët e zemëruar, protestuesit francezë kundër reformave të Macron

Përditësimi i fundit: 02/01/2020 - 15:27
Text size Aa Aa

Një zemërim popullor, për një rritje takse mbi karburantin, çoi në këmbë qindra, mijëra francezë në mbarë vendin. Për të ilustruar zemërimin e tyre mbi nismën e qëverisë së Presidentit Emmanuel Macron, ata veshën jelekë të verdhë fosforeshent, që çdo shofer është i detyruar ta mbajë në automjetin e tij në rast të një aksidenti, dhe dolën në protestë në rrugët e mbarë vendit.

Gjithçka nisi në tetor të 2018-ës dhe "Gilet Jaunes", ndryshe "jelekverdhët", shpejt u kthyen në një nga lëvizjet më të mëdha franceze. Taksa ishte vetëm pika e nisjes që ndezi motorët e popullit. Zemërimi do të zgjerohej dhe kjo do të kthehej shpejt në një protestë më e gjërë anti-qeveritare për të kundërshtuatar platformën e saj qeverisëse.

Çdo të dielë, që nga themelimi i lëvizjes e deri në pak muaj më parë, në mbarë francën protestuesit demonstronin me një qëllim të vetëm: Rritje të pagës mesatare, reform ekonomike, fund i masave shtrënguese, ulje të çmimit të naftës, përmirësim i shërbimeve publike në zonat rurale, e deri tek rritja e limitit të shpejtësisë.

Protestat nuk kanë qënë paqësore gjithmonë. Në të shumtën e raste ka patur dhunë, lëndime, shumë protestues janë arrestuar dhe dëmtime materiale që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit humbje të mëdha.

Gjatë muajve të fundit, numri i protestuesve është reduktuar, por "jelekverdhët" lanë gjurmë edhe përtej kufijve. Ata u kthen në frymzim për banorë të ndryshëm të globit, të cilët me jelekë fosforeshent të verdhë, të kuq apo portokalli, dolën të protestonin për pakënaqësitë që ata kishin ndaj qeverive të tyre.

Protesta e "Gilet Jaunes" është vërtet më e madhja që ka ndodhur në Francë gjatë dekadave të fundit, por jo e vetëmja për 2019-ën.

Mjaftojmë të përmendim këtu grevën më të fundit, atë të sindikatave të transportit publik që ka paralizuar Francën prej më shumë se 3 javësh. Kjo protestë nisi për të kundërshtuar skemën e re të qeverisë për pensionet.

Sipas planit të ri të Macron, nëse një shtetas francez kërkon të përfitojë një pension të plotë atëherë ai duhet ta lë punën në mosën 64-vjeçare dhe jo 62. Sipas tij, nuk është e drejtë që ai që del në pension më herët përfiton të njëjtën shumë me atë që del dy vjet më vonë.

Jo vetëm greva e sindikatës së transportit publik por edhe marshimin e Ditës së Punëtorëve në muajin maj. Në një atmosferë të tensionuar, mijëra njerëz protestuan nëpër rrugët e Francës, ndërsa Paris u kthye në një arenë beteje midis policisë dhe disa protestuesish të njohur me emrin "Blloku i Zi".

Një tjetër protestë që vlen për tu përmendur është ajo e sindikatës së studentëve në muajin nëntor. Ata kërkonin nga qeveria reforma urgjente në sistemin e granteve dhe cilësisë së jetës e shumë çështje të tjera. Protesta e studentëve nisi në shenjë solidariteti me një student i cili i vuri vetes flakën për të tërhequr tek problemet me të cilat hasen studentët.

Gjatë këtij muaji ndodhi edhe një tjetër ngjarje. Protesta e mjekëve dhe infermierve.

Mijëra bluza të bardha marrshuan në rrugët e mbarë francës me thirrje "Shpëtoni Spitalet Publike". Protesta të tjera që kanë mbajtur në Francë gjatë 2019-ës janë: protesta kundër dhunës ndaj gruas, apo protesta e fermerëve.

Francezët njhen si një popull që nuk nguron të protestojë kur bëhet fjalë për të treguar pakënaqësite e tyre ndaj qeverisë. Dhe të gjitha protestat në francë gjatë 2019-ës kanë patur një shënjestër të vetme, reformat e Presidentit Emmanuel Macron.

A do të jetë 2020-ta sërish viti i protestave në Francë, apo Macron do të gjejë një rrugë të mesme me popullin e tij në mënyrë që vendi i dashurisë të gjej përsëri qetësi? Kjo me shumë gjasa mbetet në dorën e Emmanuel Macron.

Tregime të lidhura