Evropa

Polonia, nga shkëputja sovjetike tek përçarja politike e brendshme

Përditësimi i fundit: 02/01/2020 - 12:00
Text size Aa Aa

Polonia është një tjetër vend që ka bërë plot 30 vjet nga ndarja me regjimin komunist. Por tre dekada më vonë, i shkëputur nga influenca sovjetike, vendi karakterizohet nga një përçarje politike e brendshme që rrezikon të ardhmen e tij.

30 VJET LIRI

Shumë prej qytetarëve polakëthonë se rënia e komunizmit nuk do të kishte qenë e mundur pa Papa Gjon Palin II.

“Lëreni shpirtin tuaj të lirë dhe ripërtërini faqen e tokës, e kësaj toke”.

Kjo ishte fjalia profetike e ish-kreut të kishës katolike gjatë një vizite në Varshavë që i  dha fund sistemit të imponuar nga rusët në një spirale të thellë. Miliona polakë u bashkuan me lëvizjen e Solidaritetit që çoi në rrëzimin e komunizmit në Evropë.  

“Gjon Pali II dhe Ronald Reagan. Nuk ishte rastësi që ata të dy ishin objektiv i atentateve. Ata ishin etër shpirtërorë dhe mes tyre ishte një galaksi e tërë fisnikësh anti-komunistë”, thotë Jacek Smagowics, aktivist i opositës demokratike polake.

Mes të rinjve ishte edhe Ryszard Majdzik, që ironikisht përdori termin “proletariati i kuq”. Atij ende i kujtohen fjalët e babait të tij, gjithashtu luftëtar për Poloninë e lirë.

Ryszard Majdzik është shprehur: “Biri im, maj mend, lufta fillon nga individi. Nëse zgjedh shtegun e duhur, atëherë populli polak do të të ndjekë dhe të gjithë ne do të luftojmë për pavarësi. Sepse komunizmi, ky sistem bandit, duhet rrëzuar”

Në vitet e para ’80, pyetja nuk ishte kur, por nëse? Shumë njerëz pranojnë se nuk e besonin se një gjë e tillë mund të ndodhte gjatë brezit të tyre.

 “Nuk prisja që Bashkimi Sovjetik të shpërbëhej. Kulmi i ëndrrave po fillonte të bëhej realitet, në të njëjtin kuptim sikurse në Jugosllavi, ku zërat për liri po qarkullonin”, ka thënë prifti Tadeusz Isakowicz-Zaleski,

Ligji ushtarak i futur në fuqi nga komunistët dhe represioni i vazhdueshëm vetëm sa forcuan rezistencën në radhët e shoqërisë polake.

Sipas Adam Kalita, një historiani në institutin e përkujtimit kombëtar, në momentn që sistemi filloi të shkërmoqej kishte shpresë se në një far mënyre, ndoshta jo aqafër sa viti 1989, polakët do të fitonin lirinë.

Si pasojë e një marrëveshjeje mes komunistëve dhe një pjesë të opozitës, zgjedhjet e para pjesërisht të lira u mbajtën në 1989-n dhe atëherë u formua qeveria e Mazovieckit, në të cilën ish-rivalët politikë u ulën në një tryezë.

Për një tjetër aktivist i opozitës demokratike polake, dëshira është që të gjithë të kuptojnë se Polonia është qëllimi i përbashkët dhe duhet të kujdesen për të e jo të ketë luftra deri në vdekje”.

Për disa aktivistë, marrëveshja mes komunistëve në vitin 1989 pa i ndëshkuar ata për krimet e tyre është një tradhti; për të tjerë është një sukses historik që nuk mund të arrihej pa një kompromis.

30 vjet nga rënia e komunizmit, Polonia vazhdon të jetë e ndarë. Paradoksi i historisë është se ka ende elementë nga të dy krahët e politikës që përplasen, ndërkohë që vite më parë çmontuan komunizmin.

Tregime të lidhura