Evropa

Spanjë, të paktën një i vdekur pas shpërthimit në centralin kimik

Nga:
Përditësimi i fundit: 14/01/2020 - 22:31
Text size Aa Aa

Një shpërthim masiv në një zonë industriale të qytetit bregdetar spanjoll Tarragona ka ngjallur frikën e një aksidenti kimik, teksa shërbimet e emergjencës kanë paralajmëruar banorët të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur pranë një centrali petrokimik pranë Terragonës – 115 kilometra larg Barcelonës – të martën në mbrëmje dhe është dëgjuar në një distancë prej rreth 50 kilometrash, e cila ka qenë aq e fortë saqë ka shkundur muret e pallateve, kanë thënë banorët për një radio lokale. 

Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur në gjendje kritike për jetën, kanë thënë autoritetet.

[twitter_feed=https://twitter.com/emergenciescat/status/1217158759400792064]

Autoritetet e mbrojtjes civile kanë paralajmëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë.

Nga pamjet filmike të postuara prej banorëve duken momentet pas shpërthimit, flakë të shumta dhe një shtëllungë e madhe tymi që vjen nga zona industriale. 

 Tarragona është një qytet me 800 mijë banorë dhe është kryeqyteti i rajonit të Katalonjës. Në 2015-n, u hap central petrokimik me një sipërfaqe prej rreth 1,200 hektarësh i njohur si ChemMed, i cili është edhe më i madhi i llojit të tij në Europën Jugore, ka raportuar Associated Press.

Lajmi në përditësim ... 

Tregime të lidhura