Metodologjia e re e zgjerimit, gati më 5 shkurt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas bllokimit nga Franca, Holanda dhe Danimarka, në tetorin e kaluar, të çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian i është futur punës për përgatitjen e propozimeve mbi ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit për të kënaqur sadopak vendet dyshuese anëtare e për t’i çelur rrugë vijimit të procesit me dy vendet e Ballkanit.

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Evropian foli nga Brukseli ku tha se Komisioni po i jep formën përfundimtare propozimeve, të cilat pritet të paraqiten në javët që vijnë, për të bërë të mundur që procesi i anëtarësimit të jetë më i efektshëm, më i besueshëm dhe më dinamik. 

“Qëllimi ynë nuk është që të bëjmë një modelim të ri të zgjerimit, por në të vërtetë që të përforcojmë procesin,” tha znj. Pisonero.

Për Komisionin Evropian ndryshimet e kuadrit negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të vijnë në një kohë me dhënien e dritës jeshile nga vendet anëtare për dy vendet që presin në pragun e dyerve të BE-së.

“Ju e dini që për ne është shumë e rëndësishme që paralelisht me dakordësimin e vendeve anëtare për metodologjinë e re të ndryshuar, ne i qëndrojmë rekomandimit tonë se negociatat e anëtarësimit duhen çelur edhe me Shqipërinë edhe me Maqedoninë e Veriut. E kemi thënë shumë qartë që këto dy vende iu janë përgjigjur kërkesave që iu ishin drejtuar dhe koha është pjekur tashmë që edhe pala e BE-së të mbajë premtimin e dhënë,” shtoi zëdhënësja e KE.

Propozimet e reja mbi të cilat po punon kabineti i ri i Ursula von der Leyen, e kryesisht Komisioneri i ri për zgjerimin Oliver Varhelyi, pritej të shpaloseshin më 29 janar, por publikimi i tyre është shtyrë tashmë për dy javë më vonë dhe sipas burimeve të Euronews Albania pritet që ato të bëhen të ditura më 5 shkurt.

Në mes të muajit shkurt Komisioni do të ndajë me vendet anëtare edhe një vlerësim mbi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të fundit, me synimin për të arritur drejt një vendimi të Këshillit për dy vendet gjatë samitit evropian të marsit në Bruksel.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER