Evropa

Shkencëtarët në Itali izolojnë një pjesë të ADN-së së coronavirusit të ri

Përditësimi i fundit: 03/02/2020 - 10:34
Text size Aa Aa

Teksa coronavirusi i ri vijon të shkaktojë viktima dhe të infektojë çdo  ditë e më shumë njerëz në të gjithë botën, një lajm i mirë vjen nga Italia.

Specialistët italianë shprehen se kanë arritur të izolojnë një pjesë të ADN-së së virusit çka shton shpresat se shumë shpejt do të jetë gati edhe vaksina që do ti jap fund coronavirusit tw ri.

Një kërkim i tillë kaq i rëndësishëm u realizua në spitalin Spallanzani në  Romë ku ishte i pranishëm edhe ministri italian i shëndetësisë  Roberto Speranza i cili u shpreh se një zhvillim i tillë do të jetë në dispozicion të strukturave ndërkombëtare për të marrë sa më shpejt masa.

 “Duke izoluar virusin ne do të kemi më shumë mundësi ta studiojmë, për ta kuptuar më mirë dhe do të kemi mundësinë të testojmë më mirë atë cka mund të dëshmohet më efektive për të parandaluar përhapjen e tij.  Të gjitha njohuritë tona dhe imazhet e virusit të izoluar do të jenë menjëherë në dispozicion të komunitetit ndërkombëtar”- tha ministri.

 Sipas specialistëve duke izoluar virusin është edhe më e shpejtë ora për të patur gati vaksinën.

 Ndërkohë Universiteti i Macau (UM) ka zhvilluar një sistem të bazuar  në çipa dixhital-mikrofluidik  për të ndihmuar që të ngadalësohet shpërthimi i epidemisë.

Me ndihmën e ‘Virus Hunter’, një pajisje e shpejtë prove e zhvilluar me teknologji të njohur i gjithë procesi i zbulimit të virusit mund të përfundojë brenda 30 minutave.

Nga ana tjetër në Wuhan është gati një nga dy spitalet e ndërtuar për tetë ditë ku do të izolohen të prekurit nga virusi. Spitali i dedikuar për trajtimin e pacientëve të infektuar nga virusi i ri ka një kapacitet prej 1.000 shtretërish.

Tregime të lidhura