Evropa

Mijëra polakë dalin në protestë kundër BE

Përditësimi i fundit: 08/02/2020 - 19:09
Text size Aa Aa

Mijëra polakë dolën në mbështetje të qeverisë së tyre të djathtë anti BE, e cila duket e vendosur për të marrë kontrollin e sistemit të drejtësisë.

Të mbledhur para Gjykatës Kushtetuese në Varshavë, disa nga protestuesit lëshuan thirrje se ndryshimi i ligjeve në drejtësi është çështje e sovranitetit kombëtar.

Gjatë protestës, disa nga ata që mbajtën fjalime theksuan se, legjislacioni i ri ishte i nevojshëm për të pastruar atë që ata e denoncojnë si “kështjella” e korruptuar e sistemit të drejtësisë që janë pjesë e sistemit që prej periudhës komuniste.

Një nga organizatorët lëshoi thirrje kundër BE-së. “Ajo që zyrtarët e BE-së po bëjnë është abuzimi me ligjin. Ata nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Adam Borowski.

Por, BE dhe shumë gjyqtarë polakë thonë se, ndryshimet dëmtojnë ndarjen e pushteteve, që është esenciale për demokracinë.

Një ligj i ri i miratuar vetëm 4 ditë më parë, u jep politikanëve të drejtën për të gjobitur dhe pushuar gjyqtarë të cilët me veprimet dhe vendimet e tyre kanë konsiderohen të dëmshëm.

Ligji vjen pas më shumë se katër vite ndërhyrjeje në sistemin e drejtësisë nga partia në pushtetit Ligj dhe Drejtësi.

Tregime të lidhura