Raste të reja me coronavirus në Francë, mes tyre një fëmijë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri francez Eduard Filip thirri një mbledhje të jashtëzakonshme qeverie ditën e shtunë, pasi pesë shtetas britanikë u diagnostikuan me coronavirusin në Francë.

Të infektuarit po qëndronin në një banesë në një resort skish me një person që kishte qenë në Singapor, bënë të ditur autoritetet franceze.

 “Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre janë britanikë. Të gjithë jetonin në të njëjtën banesë dhe tani janë shtruar në tre spitale në Lion, Saint Etien dhe Grenobël. Gjendja e tyre nuk duket serioze”, tha Agnes Buzyn, ministrja e Shëndetësisë në Francë.

Ata u zbuluan pasi zyrtarët e shëndetësisë po gjurmonin lëvizjet e një shtetasi britanik që ishte konfirmuar se ishte prekur nga virusi.

Numri total i personave të infektuar në Francë ka arritur në 11. Ministrja Buzyn shtoi se mes të prekurve ishte edhe një fëmijë.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER