Votim i ri në Gjermani, pas skandalit me ekstremistët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koalicioni qeverisës në Gjermani bëri thirrje të shtunën për zgjedhje të reja në landin lindor të Turingjisë, kryeministri i të cilit dha dorëheqjen vetëm 4 ditë pasi u zgjodh me votat e së djathtës ekstreme.

Të mërkurën e kaluar, Thomas Kemmerich i partisë Demokracia e Lirë, FDP, u bë kryeministri i parë që erdhi në pushtet me mbështetjen e ekstremistëve të Alternativa për Gjermaninë, që në votim bashkoi votat me kristian-demokratët e kancelares Angela Merkel.

Të shtunën, Kemmerich deklaroi dorëheqjen e menjëhershme të tij. Lajmi u konfirmua nga vetë partia FDP në profilin e saj në Twitter, duke bërë që krerët e partive në pushtet të Gjermanisë, CDU dhe social-demokratët e SPD të apelojnë për zgjedhje të reja.

 “Është mëse e qartë që SPD kundërshton hapur njerëzit e zgjedhur me votat e fashistëve që kanë marrë përgjegjësi politike. Zoti Kemmerich jo vetëm që njoftoi dorëheqjen, por dhe e kreu atë. Kjo ishte diçka pozitive dhe e nevojshme”, shprehet Saskia Esken, bashkëkryetare e SPD-së.

Skandali i zgjedhjes me votat e ekstremistëve ishte jashtëzakonisht i dëmshëm për CDU-në për shkak se dega e Alternativës për Gjermaninë në Turingji udhëhiqet nga Bjoern Hoecke, një figurë nacionalistë anti-emigrantë, që udhëheq gjithashtu krahun radikal brenda partisë, që mbahet nën vëzhgim nga agjencia e brendshme e inteligjencës nën dyshimin e aktiviteteve kushtetuese.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER