Evropa

Zvicra do të votojë të dielën për ta bërë homofobinë vepër penale

Përditësimi i fundit: 08/02/2020 - 11:37
Text size Aa Aa

Të dielën, Zvicra do të mbajë një referendum kombëtar për të vendosur nëse homophobia do të kthehet në një vepër penale.

Rezultati mund të çojë vendin drejt zgjerimit të ligjeve ekzistuese mbi diskriminimin për të përfshirë gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin në bazat e orientimit seksual.  

Kritikë të ligjit, ku bën pjesë dhe Partia Popullore e Zvicrës, besojnë se legjislacioni i ri mund të censurojë lirinë e fjalës.

Silvan Amberg, ndër krerët e komitetit të LGBTI, tha se vota është më tepër simbolike.

“Nuk ka një kriter specifik për të vendosur kufirin midis asaj që është gjuha e urrejtjes dhe asaj që nuk është në një kuptim më të gjerë”, tha ai. “Ne nuk e duam këtë ligj special që të na mbrojë nga gjuha e urrejtjes”.

“Mendoj se ne duhet të fokusohemi që qeveria të nxisë dialogun për të pasur barazi sociale”.

Tregime të lidhura