Stuhia mbërthen Britaninë, erërat e forta dhe shirat shkaktojnë vonesa dhe anulime fluturimesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Stuhia Kiera (Ciara) ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, me erëra të forta dhe shira të dendura, që kanë shkaktuar probleme në transport.

Në shumë zona ka patur përmbytje dhe autoritetet kanë dhënë alarmin “rrezik për jetën” në lokalitetet Patelej Brixh dhe Jorkshajër.

Linjat ajrore kanë anuluar shumë fluturime, ndërsa kompanitë që menaxhojnë hekurudhat u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin udhëtimet.

Pasagjerwt e trageteve janë përballur gjithashtu me vonesa dhe anulime, ndërsa drejtuesve të automjeteve u është bërë thirrje për kujdes maksimal.

Një paralajmërim për erëra të forta është në fuqi në disa zona të Britanisë së Madhe, ku erërat e deritanishme kanë arritur deri në 129 km në orë.

Eventet sportive janë anuluar për shkak të motit, përfshirë ndeshjen e Premier Ligës, Mancester Siti – Uest Hem.

Aeroporti i Hithrout ka bërë me dije se ka marrë masa me partnerët e linjave ajrore për të operuar me shërbim të kufizuar dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe aeroporte të tjera.

Stuhia ka prekur edhe vende të tjera të Evropës si Belgjikën dhe Holandën.

Rreth 120 fluturime nga aeroporti Shiphol i Amstërdamit u anuluan për shkak të erërave.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER