Evropa

Mostari, ende i ndarë, 25 vjet nga përfundimi i Luftës së Bosnjës

Përditësimi i fundit: 10/02/2020 - 12:40
Text size Aa Aa

25 vite pas përfundimit të Luftës së Bosnjës një nga konfliktet më të përgjakshme të Evropës ende kujtohet si një anë e errët e historisë që u mori jetën mijëra njerëzve Me siguri ajo luftë ka lënë shenja në Bosnje Hercegovinë ku ndarjet etnike ende përbëjnë një shqetësim.

Maja u takua për herë të parë me bashkëshortin në kushte aspak të zakonta. “Ne u takuam fillimisht   kur ishim fëmijë refugjatë në Berlin”, tregon Maja Gasal-Vrazalica.

Vite më pas u takuan në Sarajeve ku u dashuruan. E më pas do të njiheshin si çifti i përzier që vijnë nga grupe të ndryshme etnike të Bosnjë Hercegovinës.

“Përpara luftës njerëzit takoheshin me njëri-tjetrin, dashuroheshin. Nuk kishte rendësi besimi fetar apo përkatësia etnike. Është e vështirë të shpjegohet çfarë ndodh sot”, shprehet Sanjin Vrazalica.

Lufta në Bosnje është një nga konfliktet më të ashpra të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.  Një ngjarje famëkeqe ku mbetën të vrarë 100.000 njerëz dhe u zhvendosën rreth 2 milionë të tjerë.  Askush nuk mbeti i paprekur.

Ishte marrëveshja Daiton që i dha fund konfliktit duke e ndarë vendin në dy njësi administrative, Federata Bosnje-Kroate dhe Republika serbe. Më pas komunitetet u ndanë, dhe nacionalizmi etnik u shndërrua një mjet politik.

“Ne nuk po flasim për qëllime nacionaliste të vërtetë të paplotësuara. Unë mendoj se këto janë thjesht mjete shumë të dobishme për të manipuluar publikun dhe për t'u siguruar që askush nuk bën pyetje, e dini, pse burimet publike derdhen në xhepa private? Pse kemi një sistem gjyqësor jofunksional? Pse nuk kemi një parim të vendosur të drejtësisë? Pse ekziston rregulli i laënonit këtu? Sepse ju e dini se çështja që mbizotëron është; ne jemi kundër tyre", shprehet Adnan Huskics, i School of Science and Technology në Sarajevë.

Qyteti Mostar ishte një nga vijat e frontit gjatë luftës në Bosnje. Qyteti i 80,000, banorëve mbetet i ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Këtu,  janë dy spitale, dy grupe grumbullimi të mbeturinave, dy kompani elektrike, dy terminale autobusësh dhe dy zjarrfikës - janë ndër shërbimet e krijuara për t’i shërbyer të dy komuniteteve në qytet: një i përbërë kryesisht nga myslimanë boshnjakë  dhe një nga kroatët katolikë. Në vitin 2004 qyteti Mostar u ndërhy të unifikohej. U realizua vetëm në letër.

Gjimnazi i Mostarit, ku fëmijët ndjekin mësimet, nuk është një shkollë e mesme normale Brenda ndërtesës, studentët kroatë dhe boshnjakë janë të ndarë, kanë mësues të ndryshëm dhe ndjekin kurikula të ndryshme. Zyrtarët sollën të dy sistemet e arsimit së bashku - por nuk arritën t'i bashkojnë ato. Një simbol i ndarjeve të ngulitura 25 vjet pas luftës.

"Nga kopshti i fëmijëve duhet të zgjidhni nëse do t'i dërgojë fëmijët  në kopshtin Boshniak ose Kroat. Dhe fëmijët nuk takohen gjatë edukimit  ata thjesht rriten. Frika ime më e madhe është se duke e ndarë sistemin arsimor ne po ndërtojmë themele për  një tjetër konflikt”, shprehet aktivistja Amna Popovac.

25 vite pas luftës Boshnjakët po përpiqen të vendosin paqe dhe të krijojnë një mjedis ku njerëzit mund të jetojnë se bashku ndoshta edhe të bien në dashuri. Ndërsa Evropa dhe pjesa tjetër e botës dëshmojnë rritjen e nacionalizmit populist, boshnjakët thonë se ata ofrojnë një shembull se sa i rrezikshëm ai mund të jetë.