Evropa

Situata në Maltë pas vrasjes së gazetares investigative Daphne Caruana Galizia

Përditësimi i fundit: 10/02/2020 - 19:13
Text size Aa Aa

Daphne Caruana Galizia është një gazetare që nxori në sipërfaqe disa skandale të korrupsionit, të cilat përfshinin edhe qeverinë e një vendi shumë të vogël me më pak se 500,000 banorë.

Vrasja e saj, dy vite e gjysmë më parë, rezultoi si diçka shumë e madhe për Maltën.

Ky rast pati një zhvillim të lartë gjyqësor në nëntor, që përfshiu arrestimin e njërit prej të dyshuarve kryesorë dhe të ashtuquajturin sponsor të krimit, biznesmenin e pasur Yorgen Fenech.

Fenech akuzoi Keith Schembri, shefin e shtabit të ish-kreyministrit Joseph Muscat, si personin përgjegjës që dha urdhërin e vrasjes së Daphne Caruana Galizia.

“Vrasja e saj lidhjet patjetër me punën e saj dhe Schembri është një prej personave që lidhen me hetimet e Daphne. Schembri është emëruar në një gjykatë, është e pamundur që Muscat mos të ishte në dijeni”, thotë motra e Daphne, Corinne Vella.

“Mendoj për Daphnen çdo ditë, por më shumë besoj se është e lidhur me gjyqet që duhet të përballemi për drejtësi”, shprehet ajo.

Më shumë nga e njëjta gjë?

Ish-kryetari i partisë së punës, Joseph Muscat e ka mbështetur Schembrin për një kohë të gjatë, përpara se ai u detyrua të dorëhiqej si pasojë e disa demonstratave masive.

Më 13 janar 2017, partia e zëvendësoi Joseph Muscat me Robert Abelën si kryetar dhe si kryeministër i ri. Djali i ish-presidentit të Maltës George Abela, i cili ishte konsulenti juridik i kabinetit të Joseph Muscat.

Chris Fearne Sekretari Parlamentar i Shëndetësisë në vitin 2014 dhe më pas Ministri i Shëndetësisë në 2016, mori rolin e zv. Kryetarit të Marrëdhënieve Parlamentare, si pasojë ai mund të vendoste për rolin e zv. Kryeministrit të Maltës si dhe Liderit të Shtëpisë.

Për këtë arsye, Fearne tha se ai “nuk do të ndërhynte në hetime”.

“Megjithatë, besoj se policia dhe gjykatat duhet t’i kenë të gjitha burimet e nevojshme për ta bërë punën e tyre”, tha ai. “Dhe të gjithëve që u përmendet emri, duhet të hetohen”.

Pavarësisht skandalit, në krye të vendit vazhdon të qëndrojë e njëjta parti, e mbështetur nga qytetarët e Maltës.

“Gjëja më e shëmtuar është se ata punuan për të krijuar opinione kundrejt saj deri në atë pikë ku ajo nuk mundte të ecte në rrugë pa pasur frikë. Dikush mund ta sulmonte në çdo moment”, thotë Vella.

Ata vendosnin foto të saj në stenda të mëdha, në rrjetet sociale kishte fushata të vazhdueshme, të cilat e poziciononin atë si një person të lig, jo njerëzor. Ata e portretizuan atë si një shtrigë, madje kishin formuar edhe një personazh në një program televiziv të figurës së saj”.

Daphne Caruana Galizia punoi për “Times of Malta” përpara se të krijonte faqen e saj në internet.

Edhe pse urrejtjet ndaj saj ishin të shumta, ajo nuk ia la mangët asnjë njeriu. Faqja e saj ndiqej nga 400,000 persona në mbarë botën, afërsisht numri i të gjithë banorëve të ishullit.

“Shkrimet e saj ishin brutale, në disa raste raportimet e saj kishin elemente të thashethemeve, por kishte edhe ditë kur ajo raportonte, zbulonte, gjëra shumë të rëndësishme, siç ishte skandali i Letrave të Panamasë, me anë të cilit ajo fitoi shumë respekt”, thotë kryeredaktori i “Times of Malta”, Herman Grech.

Por letrat dhe zbulimet i kushtuan gazetares Caruana Galizia jetën.

Më 16 tetor 2017, në një rrugë të vogël shpërtheu një bombë, 200 metra larg shtëpisë së familjes.

“Gjatë kësaj kohe ne përdornim të njëjtën makinë, kështu që ajo më tha se kur të kthehej mund ta përdorja unë makinën. Disa minuta pasi ajo u largua nga shtëpia, dëgjova një shpërthim, e kuptova menjëherë se ishte një bombë. Ishte e vetmja gjë që e shpjegonte zhurmën”, thotë Matthew Caruana Galizia, djali i Caruana Galizias.

“Vrapova për në rrugë dhe pashë masakrën. Që nga ai moment e kuptova se jetët tona do të ktheheshin në makthe. Në fakt ishin makthe, por thjesht nuk do të mbaronin”, shtoi ai.

Caruana Galizia akuzohej vazhdimisht për shpifje dhe ishte viktimë e kërcënimeve. Në vitin 2006 asaj i kishin djegur shtëpinë ndërkohë që familja ishte brenda në gjumë, dhe njëri prej qenve të shtëpisë nuk ia doli të mbijetonte.

Menjëherë pas sulmit u arrestuan tre persona të cilët u akuzuan si vrasës me pagesë. Por familja e Caruana Galizias duan që personi i vërtetë pas kësaj vrasjeje të vendoset përpara drejtësisë.

“Sa më e tmerrshme ishte situata në Maltë, aq më keq bëhej, dhe aq më bukur mamaja ime rregullonte kopshtin e saj”, tregon Matthew Caruana Galizia.

Djali më i madh nga tre djemtë e saj, tregon me kujdes artikuj që shërbejnë si prova të punës së saj të angazhuar 30-vjeçare.

“Mendoj se në shoqëri të tjera ajo nuk do të ishte një figurë kaq e rëndësishme, sepse ka shumë të tjerë që bënin të njëjtën gjë si nëna ime. Vetëm në Maltë ajo ishte aq e izoluar dhe aq unike, e vetmja gazetare investigative e Maltës”, shton ai.

“Kështu që ndihem shumë krenar që mënyra e vetme për ta ndaluar nënën time së foluri ishte opsioni nuklear, vrasja e saj me anë të një bombe”.  

Zhvillimet e fundit ligjore përfshijnë qeverinë, por autoritetet nuk iu përgjigjën kërkesave të Euroneës për një intervistë.

“Sipas mendimit tim, kjo ishte një vrasje e thurur nga shteti. Kjo është një bandë kriminelësh, të cilët morën përsipër vendin tonë dhe e sollën në këtë situatë të dëshpëruar”, thotë ish-kryetari i opozitës Simon Busuttil.

Ne duhet ta pastrojmë këtë rrëmujë një herë e përgjithmonë. Ishin një vend normal europian dhe kjo është arsyeja pse ne duam të kthehemi përsëri në normalitet, sepse e meritojmë”.

Në rast se vdekja e Daphne ka mbetur një plagë e hapur në demokracinë malteze, patjetër ka krijuar një ndryshim sizmik në shoqëri.

“Unë mendoj se Malta ka ndryshuar në aspektin e shoqërisë civile, tani kemi anëtarë të shoqërisë të cilët janë më të gatshëm të flasin, dhe jo vetëm për korrupsionin apo thirrjet për drejtësi”, thotë Albert Galea, një gazetar për “Malta Independent”.

Një tjetër gazetar Herman Grech nga “Malta Independent” thotë se kjo i ka shtyrë gazetarët të kërkojnë të vërtetën pas këtij atentati duke i bërë ata më të fortë.

“Fjalët e fundit të Daphne ishin: ‘Situata është e dëshpëruar, sepse ka hajdutë gjithandej’, mendoj se shkrimet e saj, vrasja e saj, e shtynë Maltën drejt një situatë më pak të dëshpëruar”, shprehet Busuttil.

“Është thjesht e mrekullueshme se sa figurë e rëndësishme ishte ajo, sa shumë persona frymëzoi, sa karriera të politikanëve të korruptuar morën fund prej saj. Nëna ime bëri një ndryshim në këtë vend, edhe tani ajo vazhdon ta ndryshojë, nga pas varrit”, deklaron Matthew Caruana Galizia.

Në datën 16 të çdo muaji qindra persona mblidhen përreth Valletas, për të shënuar datën e vrasjes së saj dhe për të kërkuar drejtësi.

Zërat e tyre kërkojnë që të zbulohet e vërteta pas misterit të vdekjes së saj.

Tregime të lidhura