Evropa

Stuhia “Ciara” vret të paktën 8 persona në Europë

Përditësimi i fundit: 11/02/2020 - 12:04
Text size Aa Aa

Erë të forta të stuhisë Ciara kanë vrarë të paktën 8 persona në Europë.

Viktima e fundit është një 36-vjeçar nga Zvicra, makina e të cilit u godit nga rimorkio e një kamioni për shkak të erës së fortë pranë qytetit Friburg të hënën.  

Gjithashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Poloni, Slloveni, Suedi dhe Republikën Çeke është raportuar për të lënduar.

Stuhia “Ciara” ka shkaktuar bllokimin e transportit në disa shtete dhe ka lënë qindra mijëra persona pa energji elektrike.

Mbretëria e Bashkuar

Një burrë vdiq në makinën e tij kur një pemë ra në një autostradë në pjesën juglindore të Londrës të hënën.

Britania, e cila u përfshi e para nga stuhia të dielën, është duke vlerësuar dëmet dhe po punon për të risjellë energjinë elektrike për 20 mijë shtëpi.

Anglia veriore dhe Skocia presin të përballen së shpejti me një stuhi të madhe dëbore.

“Në terma të sipërfaqes së prekur, me shumë mundësi është stuhia më e madhe e shekullit”, tha Helen Roberts nga zyra meteorogjike e Britanisë.

Poloni

Të martën, autoritetet polake raportuan viktimën e tretë për shkak të stuhisë, duke thënë se ishte i afërmi i dy personave që humbën jetën të hënën pasi ra çatia e godinës së skive që kishin marrë me qira.

Tre persona të tjerë janë lënduar në këtë ngjarje.

Suedi

Në Suedi, një person u mbyt pasi anija në të cilën ai po udhëtonte së bashku me një person tjetër u përmbys në liqenin Fegen. Viktima ka dalë në breg dhe ka vdekur më pas.

Personi që po udhëtonte me të nuk është gjetur ende, sipas të përditshmes Aftonbladet. 

Gjermani

Një shofer ka humbur jetën pasi kamioni i tij u përplas me një rimorkio e cila ishte e parkuar nga punonjësit që po pastronin mbetjet nga stuhia në një autostradë në shtetin jugor Hes.

Dy gra janë lënduar dhe janë në gjendje të rëndë pasi ka rënë një pemë në Sarbruken. Një 16-vjeçar u godit në kokë nga një degë peme në Paderborn në Gjermaninë perëndimore.

Kompania e hekurudhave Deutsche Bahn njoftoi se ka nisur sërish lëvizja e trenave, qarkullimi i të cilëve ishte pezulluar që nga mbrëmja e së dielës në mbarë vendin, por se megjithatë kishte ndërprerje teksa stuhia është duke u drejtuar në jug.

Slloveni

Një burrë në Slloveni vdiq pasi disa pemë ranë mbi makinën e tij.

Republika Çeke

Autoritetet kanë njoftuar se pesë persona kanë mbetur të lënduar në Republikën Çeke për shkak të stuhisë, duke përfshirë një grua e cila u shtrua në spital pasi u godit nga një pemë.

Më shumë se 40 mijë banesa ishin pa elektricitet të martën në mëngjes.

Franca

Të hënën, u raportua se 11 persona qenë lënduar në Francën lindore.

Erë të furishme, që kapnin një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë goditën Korsikën dhe shuan zjarret që morën jetë brenda natës në ishullin mesdhetar francez.

Më shumë se 300 zjarrfikës u përfshinë në operacionet për të shuar zjarrin.

Rreth 130 mijë banesa kanë mbetur gjithashtu pa energji elektrike në orët e para të mëngjesit.

Austria

Salzburgu, qyteti austriak në kufi me Gjermaninë, u godit të martën nga stuhia.

Televizioni shtetëror ORF raportoi se më shumë se 400 zjarrfikës kanë punuar për orë të tëra për të hequr pemët e rrëzuara mbi makina dhe në rrugë.

Tregime të lidhura