Evropa

Dy pako me bombë shpërthejnë në Holandë

Përditësimi i fundit: 12/02/2020 - 12:34
Text size Aa Aa

Dy letra të dyshuara se përmbanin bombë kanë shpërthyer të mërkurën në Amsterdam dhe Kerkrad, por nuk ka pasur persona të lënduar, ka konfirmuar policia.

Shpërthimi i parë është raportuar se ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në një zyrë postare në Bolstoen, në veriperëndim të Amsterdamit.

Policia tha përmes një deklarate se një nga punonjësit kishte dëgjuar një zhurmë të pazakontë që dilte nga një pako postare dhe e ka flakur në mbeturina. Më pas u dëgjua një shpërthim i lehtë.

Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar dhe ekspertët kanë zbritur në terren, por nuk kanë gjetur eksplozivë të tjerë. Punonjësit janë lejuar të kthehen në punë.

Shpërthimi i dytë ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit në Vibahstrat, në juglindje të qyteteti Kerkrad, rreth 220 kilometra larg Amsterdamit.

Nëntë persona ndodheshin në godinë në momentin që ka plasur bomba, por nuk ka raportime për të lënduar.

Policia ka rrethuar zonën dhe janë thirrur ekspertët e eksplozivëve.

Tregime të lidhura