Evropa

Senati çon Salvinin në gjyq nën akuzën për “pengmarrje të emigrantëve”

Përditësimi i fundit: 12/02/2020 - 15:49
Text size Aa Aa

Senati italian ka votuar për të dërguar në gjyq ish ministrin e Brendshëm Matteo Salvini pas akuzave për “pengmarrjen e emigrantëve”.

Rasti daton në një incident të korrikut të shkuar, kur 131 emigrantë nuk u lejuan të zbarkonin në portin italian për rreth një javë, teksa janë mbajtur në anijen e rojeve bregdetare “Gregoretti”.

Asokohe ministër i brendshëm i Italisë, Salvini nxiste politika shtrënguese për emigrantët, teksa kërkonte mbylljen e porteve për ta.

Votimi, i cili nisi gjatë paradites së sotme në Romë, me shumë mundësi do të përfundojë me dënimin e liderit të Legës pasi ai nuk e ka më shumicën në Senat.

Përpara votimit të sotshëm, Salvini komentoi në Twitter: “Nëse dal në gjyq, do iu shpjegoj gjyqtarëve që ishte detyra ime të mbroja qytetarët italianë dhe do të hyj i qetë në sallën dëgjimore duke përfaqësuar miliona italianë, pasi ajo që unë bëra ishte ajo çka ata dëshironin: Të kontrolloj se kush hyn e kush del në Itali, ashtu siç do të beja për shtëpinë time. Kur nuk ke bërë asgjë të gabuar, atëherë nuk ka asgjë që mund të tremb”.

Më herët gjatë janarit, Salvini këshilloi kolegët e tij të Legës në Senat që të votonin në favor të dënimit të tij, në një lëvizje që u pa si një përpjekje për të tërhequr mbështetje para zgjedhjeve rajonale në Emilja Romanja, të cilat më pas i humbi.

Megjithatë, partia e tij zgjodhi të ndjekë një qasje më të kujdesshme të mërkurën.

Këshilltarët e partisë paralajmëruan Salvinin se një votë pro nga kolegët e tij në Senat mund të shfaqej si “pranim fajësie” në rast se çështja do të shkonte në gjyq.

Kështu që, anëtarët e Legës mund të braktisin Senatin ose të abstenojnë.

Pavarësisht rezultatit të seancës së të mërkurës, Salvini do të përballet edhe me një aktakuzë tjetër të ngjashme. Më 27 shkurt, komisioni i Senatit do të vendosë nëse do ta dënojnë për “ndalimin” e 107 emigrantëve në varkën e një organizate joqeveritare në Siçili, midis 14 dhe 20 gushtit të vitit shkuar.

Tregime të lidhura