Evropa

Spanjë, pushimet gjatë orarit të punës për kafe dhe cigare mund të mbahen nga rroga

Përditësimi i fundit: 12/02/2020 - 16:49
Text size Aa Aa

A duhet t’iu mbahet punonjësve nga rroga pushimi për kafe dhe cigare?

Ky është debati që është ndezur së fundmi në Spanjë, pasi gjykata e Lartë votoi në favor të GALP, një kompani portugeze e naftës me prezencë në Spanjë, e cila nisi të shkurtojë orët e punës për punonjësit që shpenzonin kohë larg godinës, duke përfshirë dhe pushimet e shkurtra për kafe apo cigare.

Sindikata që çoi çështjen në gjykatën e Lartë kërkon tashmë të apelojë vendimin. Pavarësisht kësaj, autoritetet kanë thënë se ky vendim nuk do të ndikojë mbi gjithë punonjësit në vend.

Kjo ndodh pasi reduktimi i orarit të punës për kafe dhe cigare do të mbetet një çështje për tu negociuar midis sindikatave dhe punëdhënësve. Por, nëse nuk bëhet e qartë që punonjësit mund të marrin pushime të shkurtra gjatë orarit të punës, kompania do të jetë në gjendje t’i mbajë para nga rroga.

Tregime të lidhura