Evropa

Kontrata konsulence pa garë, shefja e BE-së do të dëshmojë në komitetin hetimor

Përditësimi i fundit: 13/02/2020 - 15:40
Text size Aa Aa

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, këtë të enjte, do të dëshmojë para komitetit hetimor të Bundestagut gjerman për çështjet e këshillit, për keqbërje të mundshme nga ana e saj në lidhje me dhënien e kontratave për ekspertë të jashtëm, në kohën kur shërbente në postin e ministres së Mbrojtjes.

Zyra Federale e Auditimit në Gjermani raportoi se ministria e Mbrojtjes kishte dhënë kontrata konsulence fitimprurëse gjatë mandatit të Von der Leyen, pa hapur fillimisht një konkurs dhe pa vlerësuar vlerën ekonomike të ofertave.

Mbetet për t’u sqaruar se deri në cilën pikë kreu aktual i Komisionit të BE-së kishte dijeni për dhënien e kontratave të këshillimit të jashtëm në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, vlera e të cilave kapte shifrën e miliona eurove, por që për Gjykatën Federale të Audituesve konsiderohet e diskutueshme.

Ndër të tjera, audituesit kishin kritikuar anashkalimin e udhëzimeve të prokurimit, ndërsa nuk ishte vërtetuar domosdoshmëria e punësimit të firmave të jashtme.

Von der Leyen pranoi gabimet, por deri më tani ajo ka pranuar se ka pasur dijeni vetëm për kontratat e diskutueshme përmes raporteve të Gjykatës Federale të Auditeve në verën e vitit 2018.

Ajo është gjithashtu nën kritika për fshirjen e të dhënave nga numri i telefonit të saj që kishte në përdorim në kohën kur ishte ministre e Mbrojtjes. Komiteti hetimor kishte kërkuar pjesë të të dhënave në atë telefon si provë materiale.

Tregime të lidhura